• |
ide | kryesore

Barcelona i trembet kontestimeve: Griezmann do të prezantohet me dyer të mbyllura

Sport



Në shtëpinë e Barcelonës bëhen gati për prezantimin e Antoine Griezmann. Nuk ka më dyshime tani mbi fakti se sulmuesi francez do të largohet nga Atletico Madrid për të veshur fanellën bluagrana në këmbim të pagesës së klauzolës zgjidhëse të kontratës së lojtarit prej 120 milionë euro. Lajmi i ri që qarkullon në Katalonjë është se prezantimi i ‘Le Petit Diable’ do të bëhet me dyer të mbyllura, ose më saktë pa tifozë në shkallët e stadiumit për të admiruar veprimet e para me topin të blerjes së re të Barcelonës.

Camp Nou në fakt është në kryerje të punimeve, përvec një manifestimi të Cirque du Soleil, por mbi të gjitha vullneti i klubit është të evitojë cdo formë kontestimi, si kundër presidentit Bartomeu në vecanti, ashtu dhe kundër Griezmann, që një vit më parë refuzoi transferimin e Barcellona e u konfliktua në distancë me Piqué. Kështu, më mirë të shmangen të gjithë incidentët e mundshëm diplomatikë. Kontakti i parë mes Griezmann e tifozëve të Barça do të jetë 4 gushti për Trofeo Gamper.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *