• |
ide | kryesore

Basha shpalos programin e PD-së: Bashkitë i lirojmë kur të bëhen zgjedhje të rregullta

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim në Selenicë me strukturat partiake të kësaj njësie vendore që drejtohet nga kryebashkiaku Përparim Shaneti.

Duke i konsideruar të pavlefshme, antikushtetuese dhe antilgjore votimet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, kryedemokrati tha se “Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike, në të cilat ai do të rikonfirmohet si kryebashkiak i Selenicës.”

Më tej, kreu i opozitës u shpreh se demokratët duhet t’i shërbejnë mesazhit më të madh që dha 30 qershori: 85 % e shqiptarëve refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe duan ndryshimin. “Ata duan jo thjesht të ikë një parti dhe të vijë një tjetër, por duan ndryshimin e vërtetë, që i jep fund tranzicionit 30 vjeçar. Ne nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë.”- shtoi Basha.

 

 

Në Selenicë lideri i opozitës së bashkuar joparlamentare shpalosi programin politik të PD-së, duke zbuluar se fokusi kryesor është tek biznesi i vogël dhe propozimet për ringritjen e tij përmes uljes së taksave.

Basha solli në vëmendje propozimet kryesore konkrete të paketës së PD për biznesin e vogël.

  • “Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit,
  • 0.5% taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël
  • Ulje e çmimin të naftës me 300 lekë për litër,
  • Ulje deri në 20% e çmimit të energjisë”.

 



4 Comments

  1. Patjeter Bashe, ashtu do jet. Ja do ta shofim kur te jet momenti i rokades, ke per ti leshu si frikacak se do te te tundin prap prangat para syve. un e di qe ti ske ca ben dhe ky eshte udhezimi i plakut saleh (nuk varet nga ty) po dhe ti e di qe do i lirosh si cecua, te pakten mos genje njerezit e tu se i ke marr ne qaf e i le burgjeve.

  2. Do bejn nja 3-4 ore zhurme. Do ndrojn bravat e dyerve. Dhe pasi te ken ik si qen i rrahur. Do bertasin per gjoja dhunen qe perdori policia. Lajmet dhe fevziu do meren nja dy dit me kete dhe kaq. Pastaj sikur nuk ka ndodh asgje.

  3. Si gjela Qyrrs do largoheni,ashtu si votuat reformen qe shkuat te gjithe si gjela Qyrrs me koken ulur,po tallin loqet me ty o lulu,je bere qesharak,thuaja te tjereve si te ka kercenuar mziu dhe voltana o lulu

  4. Zgjedhjet u bene mgjths ti u peprpoqe ti ndaloje. U bene se dikush tjeter donte qe te beheshin. Ti spate byth me I ndalu. Tani pse hapesh bythesh kot per gjera qe si le ne dore. Ke per te dale prap e do hash ate qe dhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *