• |
ide | kryesore

Bushati: Pse Procesi i Berlinit la jashtë Tiranën…

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një intervistë për emisionin ’31 minuta’ në RTSH, analizoi edhe Procesin e Berlinit. Sipas tij, politikisht ky ishte një proces që do kishte në qendër dy akse, Tiranën dhe Beogradin, por tashmë është zhvendosur drejt Shkupit dhe Sofjes. Ai thotë se kjo gjë duhet analizuar, pasi simbolika politike është e rëndësishme.

Ka dy dimensione për sa i përket Procesit të Berlinit. I pari është dimensioni politik. Është një proces, i cili lindi për t’i ofruar një mundësi vendeve të Ballkanit Perëndimor për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën, për të ndërtuar një proces më të strukturuar bashkëpunimi me vetë BE-në në kushtet kur vetë presidenti i Komisionit Evropian, Juncker e kishte shpallur publikisht që gjatë mandatit 5-vjeçar të komisionit të tij nuk do të kishte një proces të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Jemi në një periudhë, në 2014 kujtoj, kur kancelarja Merkel dhe Gjermania patën aftësinë dhe vizionin strategjik për të kuptuar që kyçja sidomos e Beogradit dhe Tiranës apo Tiranës dhe Beogradit si dy pole të ndryshme stabiliteti në një proces afrimi, do të ndihmonte të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor për të reduktuar diferencat dhe për të bashkuar forcat drejt projekteve të përbashkëta të karakterit ekonomik, infrastrukturor e kështu me radhë. Pra lindi si një proces që në mënyrë të pashkruar kishte si dy akse kryesore Tiranën dhe Beogradin.

Mendoj që duhet të analizojmë që pse Samiti i radhës do të drejtohet nga Shkupi dhe Sofja, dhe pse kemi këtë lloj zhvendosje 4-5 vjet pas nisjes së këtij Samiti. Sepse mendoj që simbolika politike është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Më pas mund të vijmë te çështje të natyrës ekonomike apo projekte të përbashkëta. Nuk mund dhe nuk do të ishte e drejtë që të analizohej thjeshtë Samiti i Poznanit si i veçuar përkarshi samiteve të tjera që janë zhvilluar më përpara.

Ne dimë që kemi zyrën e Bashkëpunimit Rinor me qendër në Tiranë dhe është krejt normale që i njëjti diskutim ka qenë në Serbi që pse u vendos Tirana që të jetë vendi ku do ketë selinë kjo nismë e rëndësishme rajonale dhe jo Beogradi, Sarajeva, Shkupi, apo Prishtina.

Edhe për sa u përket projekteve infrastrukturore, ka pasur projekte infrastrukturore të cilat janë financuar ose ka një angazhim nga ana e BE në trajtën e granteve apo kredive të buta. Janë projekte që kanë kohën e tyre ose do duhet të maturohen në mënyrë që qytetarët t’i ndjejnë në praktikë. Është e nevojshme për tu bërë një analizë edhe për sa i përket Samitit të Poznanit.

Cilat janë projektet që janë paraqitur nga Shqipëria? Nëse ka pasur, pse nuk janë mbështetur e kështu me radhë. Por, mendoj që simbolika politike e këtij procesi është shumë e rëndësishme për tu analizuar sepse ekonomia në një farë mënyrë apo tjetër është konsekuence e kësaj simbolike politike,” – tha Bushati.

I pyetur se cilat janë dështimet apo sukseset e qeverisë së Edi Ramës pas 6 vitesh në detyrë, Bushati u shpreh: “Natyrisht që ka shumë suksese, por nuk përjashtohen dhe dështimet, por nuk besoj se është ky momenti për të bërë bilancin. Përgjithësisht, bilancet bëhen në vigjilje të fushatave zgjedhore”.



7 Comments

  1. Cfare borxhi ju kemi qe na e nxirrni kete pederast legen dhe bir legeni per te bere analiza te nje down ne klasen e 5-te fillore. Ky pervec bananes qe e pelqen shume nuk e ka haberin per hicgje tjeter.

  2. Shqipria per turp dhe popull ne injorance e varferi i zhytur ne borxhe dhe pa asnje perspektive fale ligsise babezise paaftesise dhe mediokritetit tuaj. Shprehja berlini la jashte tiranen cinike dhe e paskrupullt. Sekti juaj ju perfaqson vetem ju dhe askend tjeter. Jo sot as neser….por nje dite do ndiheni te turperuar kur kokat tju ftohen dhe te zbrisni pak ne popull.

  3. “Natyrisht qe ka shume deshtime, por ka dhe suksese”
    Me kete qe tha, ky eshte bythe lepiresi me i madh i Edi Rames.
    P.S. E kam te qellimshem deformimin e citimit.

  4. Ketij sekti felliqsirash si pi uje me asgje. Nuk e kuptojne injorantet qe i eshte bera e keqja dhe e zeza qartesisht e lexueshme mu ne balle?!

  5. NGA GJITHE KJO INTERVIST UNE NUK KUPTOVA OSE ME SAKTE NUK THA ASNJE GJE KONKRETE THJESHTE RETORIK RILIDJE SEKTI RILINDJE…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *