• |
ide | kryesore

DASH “shuplakë” qeverisë shqiptare për korrupsionin, tenderat dhe PPP-të

Kryesore, Lajme



Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për “Klimën e Investimeve për 2019-ën” publikuar këtë të enjte është një shuplakë e fortë për qeverinë shqiptare. Qeveria amerikane e sheh me shqetësim situatën ekonomike në vend duke ngritur si shqetësime kryesore korrupsionin, mungesën e transparencës në tendera, zbatimin e dobët të kontratave si dhe peripecitë që heqin investitorët e huaj në Shqipëri të cilët e thonë troç se “Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes”.

“Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Zbatimi i reformës në gjyqësor është duke u vijuar, duke përfshirë edhe verifikimin e pasurive të pashpjegueshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Teksa gjyqtarë dhe prokurorë të shumtë janë shkarkuar nga një komision verifikimi për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje të krimit të organizuar, investitorët e huaj e perceptojnë si një problem klimën e investimeve dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes” – citon lapsi.al në raportin e DASH.

Një tjetër kritikë e fortë e Departamentit Amerikan të Shtetit për qeverinë shqiptare është mënyra si ajo i lexon ligjet.

“Investitorët raportojnë shqetësimet e vazhdueshme si autoritetet përdorin ligjin dhe rregulloret e vështira për t’u interpretuar dhe jo konsistente, si mjete për të mënjanuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën.

Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime kuptimplota me komunitetin e biznesit. Pronarët e bizneseve dhe shoqatat e biznesit shpesh theksojnë se nuk kanë marrë njoftim, kohë ose mundësi të mjaftueshme për angazhim në ndryshimet rregullatore dhe legjislative” – thuhet në raportin e DASH që më pas citon se investitorët e huaj janë edhe nën presionin e politikës.

“Investitorët e mëdhenj të huaj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politika specifike dhe shprehin shqetësimin rreth përputhshmërisë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri” – citon lapsi.al raportin e DASH.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit u jep një tjetër goditje prokurimeve të bëra nga qeveria që i quan korruptive ndërsa PPP-të sipas saj kanë hequr konkurrencën.

“Raportet e korrupsionit në prokurimet e qeverisë janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë duke përfshirë edhe investitorët e huaj. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2018” – shkruan DASH, citon lapsi.al.

“Të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër në Shqipëri, pasi titujt e qartë është të pronësisë janë të vështirë për t’u marrë. Ka pasur raste të individëve që manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist është i vështirë të arrihet dhe joadekuat. Agjencia e ngarkuar me heqjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat” – shkruan DASH që vijon me të tjera kritika të forta për zvarritjet në krijimin e Zonave të Lira Ekonomike.

“Qeveria miratoi legjislacionin që krijon fusha të zhvillimit ekonomik teknik (TEDA), si zona të tregtisë së lirë. Zhvillimi i TEDA-s së parë, në Spitalle, Durrës, iu dha një konsorciumi të kompanive lokale në gusht 2017, por vetëm pasi tenderi dështoi tre herë. Zhvillimi i TEDA ende nuk ka filluar, pasi një nga ofertuesit ka kundërshtuar vendimin në gjykatë” – shkruan DASH që në fund citon raportin e Transparency International i Perceptimit të Korrupsionit 2018 që renditi Shqipërinë në vendin e 99-të në 180 vende me një rënie prej 8 vende nga viti 2017.

“Rrjedhimisht, Shqipëria tani perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që është përmirësuar nga dy vende, deri në 63, në sondazhin e Bankës Botërore “Doing Business” të vitit 2019, Shqipëria vazhdoi të shënojë dobët në fushat e zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës, dhënies së lejeve të ndërtimit dhe sigurimit të energjisë elektrike” – citon lapsi.al raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. ©LAPSI.al



19 Comments

  1. Te jete shaka kjo e DASH-it per kalorsin e legjionit te nderit ???!!!Me mire ike vete Edvin……,lexoje me vemendje situaten,fjale e jo vetem,por edhe gjera te keqija po te ndodhin !Shpeto koken lart se njesoj i ke ne fakt si ate poshte..,ik !Jepe doreheqjen dhe shpeto edhe vete disi,nese te ndahen keto Amerikanet e DASH-it !!!E ke trashur shume Edvino,te kane kapur ne flagrance,te kane dokumentuar idiotesite dhe tani priti rrufete e renda !

  2. Mereni vesh kush e udheheq ket ven EDVIN PLER GERDALLA, plera dhe hajduti me i madh qe nga krijimi i shtetit tone

  3. Megalloman i çmendur ne maje te fikut kujton se ka kapue qiellin me dore , por kur te bjeri ne hale ka per ta marre vesh se sa i vlen lekura ne te vertete.

  4. Po cunat dhe kalamajte e Meros dhe Cendeifuges, ku qenkan sonte? Poshte minderit?
    Apo koka ne mut?

  5. Pjesa me e bukur do te jete ajo kur vemjeve te kuqe ti vije urdhri nga Merdo qe te shajne Ameriken, njelloj si baballaret e tyre.

  6. E vetmja “alibi” për të mbrojtur qeverisjen e tyre kriminale për Ramën e servilët e tij, ishte se e mbështet “Amerika”
    E pra “Amerikë” nuk janë ca sorra socialistë që i gjen të përhapur në gjithë botën, por eshte qeveria e zgjedhur nga shumica e popullit amerikan.
    Ndonëse në raportin e DASH , vazhdohet të përmendet reforma në drejtësi si një shpresë për të sanuar shtetin ligjor, kjartazi përmendet në këtë raport se gjyqtarë të korruptuar kanë mbyllur sytë për shkelje flagrante të ligjeve nga kjo qeveri.
    Nuk është marë fare ky raport i DASH me shkeljet drastike të proçedurave demokratike të zgjedhjeve, e nuk është marë gjithashtu fare me marrëzinë se a bëri mirë apo keq opozita që dorzoi mandatet.
    Por ama këto denoncime për veprimet korruptive me koncesionet e PPP që kanë bllokuar investimet e biznesit të huaj, opozita ka vite që e ka ngritur me forcë zërin e saj.
    Edhe OSBE që meret me trajtimin e lirive e të drejtave të njeriut e zgjedhjet e lira, e dha sinjalin e saj me kundërshtimin që i bëri marrëzisë tjetër të Ramës, cenzurimin putinist të mediave, gjoja se po lufton “shpifjet”.
    A mos AMA shqiptare e ERTV, me ligjin e ri, do të ndëshkojë edhe DASH për shpifje, siç ka bërë me mediat më të fuqishme si VOA e Bild ?
    Ky raport ju a preu koromanen për abuzime mediatike edhe ca ngjalave e dudushërve që po i dëgjojmë përdite të prallisin nëpër studiot televizive se Ramën e mbështet Amerika.

  7. Pordha me rigon

    Korrupsioni, sidomos ne gjyqesor, eshte problemi i pare i investitoreve e te huaj ne Shqiperi – thote DASH. Thote gjithashtu qe pastrimi po behet.

    Patjeter we ne raport ka shpulla per Ramen, po ka dhe nje shpulle te madhe per ata qe jane kunder reformes…

    1. Po Rama eshte kunder reformes atehere, sepse ato shpulla i bie te kthehen ne vite burgu me gjygjesor te pavarur. Nuk jane shkelje etike or shok, jane vepra penale qe te kalbin brenda per kohe te gjate.

    2. Nuk ka asnjë qeveri demokratike perëndimore që të pranojë që një vend që aspiron të hyjë në BE, të qeveriset nga një njeri i vetëm që i ka marë në rrugë korruptive të gjitha pushtetet o Uns !
      Demokracia nuk e pranon “Unin” , diktatorin, por shtetin ligjor me institucione të pamvarura.
      Edhe SHBA me një sistem presidencial mbi 200 vjeçar, ndonëse presidenti ka shumë kompetenca ekzekutive, është Kongresi e Senati që mund të bllokojë vendimet e tij ku senatorë e kongresmenë republikanë apo demokratë, mund të mos votojnë në bllok ndaj ndonjë vendimi të marë nga presidenti i partisë përkatëse.
      Kurse kryeministri Rama , i ka marë përsipër vetë që të bëjë rolin e gjithë institucioneve të shtetit, edhe qeverinë, edhe parlamentin, edhe forcat e mbrojtjes e sigurisë, edhe drejtësinë, edhe mediat edhe kontrollin e shtetit, e tani kërkon të bëjë edhe presidentin. si Enveri dikur.
      Edhe sikur Rama të ishte burri më i zgjuar, më i ditur, më human, më i moralshëm, më i aftë i botës e jo ky që është,
      Cilitdo shqiptari që i kanë ngelur akoma qoftë edhe pak qeliza të trurit në rregull, duhej të tmerohej kur sheh që gjithë pushtetet i ka një psikopat që flet me arrogancë me të gjithë e që bën karagjosllëqe si një aktor amator i estradave të ish kooperativave bujqësore.
      Enveri sigurisht që ishte një diktator kriminel që vrau si i deshi qejfi cilindo që mendonte ndryshe nga ai, e këtë sot Rama nuk e bën dot se Shqipëria është në NATO, ama Enveri dinte ta lozte rolin e liderit “të dashur” e serioz në publik e nuk mund të imagjinohej që të dilte lakuriq, të ndronte 5 gra e të dilte e të fliste në publik me gjuhë banale e veshur me pantollona të shkurtëra apo poture e atlete deri në takime protokollare ndërkombëtare.

  8. Ku qekan keta minjt e kuq mo kaq shpejt e tradhetuan kalorsin qe gjith diten shkon rruges duke pjerdh rruges lere ne zyre kalorsi zyren qe ja kan dhen socjalistet e ka per nevojtore sepse ku di ai gomar te lexoj apo te studjoj hhaaahh ai vetem per te leh si qen di dhe vetem te vjedhi dhe pjerdhi kaq din ky njeri qe vetem njeri s mund ti thuash ?

  9. cudi si nuk i ka korruptuar dot rama keta te dashit..ky i myti me lek te huajt spo si paska dhene leket e muajit ketyre..:::)))ore e kuptoni qe nderkombetaret nuk ua ndien per zarat e tiranes dhe e hapin krahun majtas e djathtas..por ju kur e hap djathas i quani imperialist kur e hapin majtas proletar::))

  10. Nje dosje eshte bera gagi per Edvin Halene, ka pee tju djegur dhe picka e kindes dhe anete bashke me bythen e Ramistanit dhe Grogitjsranit

  11. Cthone kilitantet qe shkruajne nga pallati kongreseve. Sa shpejte e shisni bythen. Po me taksat tone cfare keni mor ju qifsha robt

  12. I zgjedhim h…. i mbajme ne pushtet ja u bleme karburantet ja u shohim tel……….. dhe perfundojme fajin e ka saliu pasi i majmim keta vete vete ne. Dhe presim te na shpetojne. Te gjithe hajdutet dhe kriminelet sot jane me kollare . Neper zyra. Nuk jane rrugeve me kallash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *