• |
ide | kryesore

Debati për taksën e re/ A do rritet çmimi i naftës?

Arkiva, Kryesore
opozita



Gjatë gjithë ditës sësotme opozita ka akuzuar qeverinë se do të grabisë sërish xhepat e shqipëtarëve duke rritur çmimin e naftës. Sipas denoncimeve qeveria do të vendosë një tarifë të re që do të përdoret për blerjen e sasisë së rezervës kombëtare të naftës që do të ruhet në depozita. Kjo tarifë ende e pa përcaktuar do të vendoset mbi çdo litër naftë që blejmëdhe konsumojmë.

Por Ministrja e Financave Anila Denaj e ka mohuar krejtësisht një gjë të tillë. Në një postim në rrjetet sociale që është bërë Share, pra është konfirmuar edhe nga Edi Rama ajo ka shkruar:  “Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja!”, shkruajti Denaj në Twitter.

Po atëhere kujt i duhet besuar?

Në këtë debat ka ndërhyë edhe deputeti demokrat Agron Shehaj që ka botuar faksimile (poshte) të projekt ligjit që i ka shkuar parlamentit.

Lexo më tej:

Taksa mbi karburantet/ Ish-deputeti nxjerr zbuluar ministren: Po mashtroni, ja ku është fakti

Image

Atë që parashikon projekti e ka shpjeguar media Nisma Thurje: “Në nenin 17, Pika 1, Nënpika 1.1 të P/ligjit “Për mbajtjen e rezervës shtetërore” përcaktohet që fondet për blerjen, ruajtjen dhe shpenzimet e tjera do të financohen nga një “Tarifë” që do të vendoset për çdo litër naftë që konsumohet nga qytetarët” ka . Më poshtë “Nisma…” ka bërë edhe sqarimin: “Në nenin 8 më ligji thotë që kjo tarifë do të paguhet në doganë nga kompanitë e importit të naftës. Dhe, rrjedhimisht, kompanitë, pasi ta paguajnë, do ta fusin tarifën (taksën) shtesë në çmimin e shitjes që do ta shesin naftën nëpër pikat e karburantit. Pra, nëse tarifa do të jetë (për shembull)10 lekë/ltr për vitin 2020. Kompanitë që sjellin naftë nga jashtë ose e blenë atë tek Armo për ta shitur në Shqipëri, do të paguajnë në llogari të doganës një vlerë prej 10 lekësh për çdo litër të blerë ose të sjellë në port. Ky 10 lekësh më pas, së bashku me TVSH 2 lek (20% e 10 lekshit), që së bashku bëjnë 12 lekë, do t’i shtohen çmimit aktual. Pra, nëse çmimi sot është 180 lekë/ltr, nëse tarifa për vitin tjetër nga KM do të jetë 10 lekë/ltr, çmimi i naftës në karburant do të shkojë minimalisht 192 lekë/ltr (sepse mund të rritet edhe pak më shumë). Nëse tarifa do të jetë 20 lekë/ltr, çmimi do të shkojë 204 lekë/ltr (180+24)”.

Pra deri më tani projektligji e ka të shkruar të zezë mbi të bardhë vënien e një tarife shtesë. Po atëherë si shpjegohet mohimi i qeverisë? Ata ose duan të fshehin kokën si struci duke thënë se kjo tarifë nuk është taksë, ose kanë planifikuar të tërhiqen nga projekti që ende nuk e kanë votuar si ligj.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Ne radhe te pare duhet te biem dakort ne princip a duhet kjo reserve nafte apo jo ? Te gjitha vendet europiane e kane krijuar kete rezerve prej shume vitesh dhe per shume arsyje.

    Se dyti ne princip tarifa nuk eshte takse. ( kush student kontabiliteti e ben kete gabim ne provim nuk e kalon provimin) .
    Se treti jo e gjithe tarifa e paguar nga grosisti mund te reflektohet ne cmim. Biles nese keto rezerva nafte do sherbejne per te amortizuar levizjet e cmimit ne tregun nderkombetar, par nje lloj sigurimi mbi cmimin, atehere grosisti eshte me i mbrojutr nga luhatjet e cmimit dhe mund dhe ta perballoje vete nje % te te kesaj tarife.

    Ketu po behen lojra fjalesh per arsye politike TAKSE apo TARIFE. PDs i intereson te bertasi qe ‘po rriten taksat’… kurse qeveris i intereson te bertasi ‘ takat nuk preken’. Nje gje eshte e qarte qe e gjithe shoqeria , ne menyra te ndryshme , do paguaj per kete tarife. Por do jete po ashtu shoqeria qe do perfitoje nga keto ‘amortizues cmimesh’.. dhe shqiperia do te kete rezervat e veta te karbuarnteve per kohe te veshtira.

    1. Po a e di ti i dashur Lojra fjalesh se Shqiperia i ka keto depozita? I ka me ligj, dhe barra per krijimin e tyre eshte e operatoreve te tregut te naftes, madje grosistet thone qe kete rezerve ua garantojne furnitoret e tyre dhe per ta s’ka asnje kosto shtese. Lind pyetja: pse dreqin shteti do qe ta marre ne kurriz vete kete barre?

  2. Do shkoj cmimì sa do thote kastrat k…. i pangopur se eshte prane ngordhjes duket dhe ka problem te madh sa do mari me vete kur ti vije dita te ikin kesaj dynjaje. Zullumqareve ju shkatrofte pasuria
    . InshAllah.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *