• |
ide | kryesore

FOTO/ Rama nuk shkon në festën e SHBA, nuk mungojnë Meta, Ruçi, Basha dhe Kryemadhi

Lajme, Të fundit



Ambasada amerikane në Tiranë kremton 243-vjetorin e themelimit të saj. Në ceremoninë e organizuar mungoi kryeministri Edi Rama. Janë parë të qëndrojnë Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi megjithëse ky i fundit po punon për shkarkimin e të parit. Me vonesë është parë të mbërrijë kreu i opozitës Lulzim Basha i shoqëruar nga me ish-ministri jashtëm, Besnik Mustafaj.

E pranishme ka qenë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bashkë me ish-deputeten, Klajda Gjosha. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është parë shumë pranë kreut të opozitës Basha, por kanë munguar kontaktet mes tyre.

Festa kombëtare e SHBA festohet me 4 Korrik, por për shkak të situatës post zgjedhore u kremtua këtë të enjte. Në fjalën e saj e dërguara me punë Leyla Moses Ones pati një mesazh për politikën shqiptare duke kujtuar historinë e SHBA-ve.

“Rreshti hapës i Kushtetutës së SHBA thotë se mund të ketë një “bashkim më të përsosur” – bazuar në këto ideale të barazisë, lirisë, drejtësisë dhe llogaridhënies. Në kohën kur botën e sundonin monarkët, në një kohë kur marrëdhëniet shoqërore siguroheshin nëpërmjet lidhjeve të varësisë, klientelizmit, gjakut dhe fiseve, këto fjalë ishin shpërthyese dhe novatore.

Sot, këto fjalë ta ngrohin ende zemrën me thellësinë e tyre dhe cilësinë e tyre vizionare. Ne e dimë se demokracia është e rrëmujshme, por parimet themelore të saj, ushtrimi i integritetit, përparësia e sundimit të ligjit dhe mbrojtja e një shtypi të lirë janë që të gjithë elemente që farkëtojnë forcën dhe pavarësinë e institucioneve – institucioneve që i shërbejnë popullit” – tha Ones. ©LAPSI.al

elisa



9 Comments

    1. SKENDERBE POR I DROGUAR QENKA SONTE.mamicat sonte suhet te behen tre her letra higjenike se skenderbeu dhjer ishte nga te gjitha zgavrat.

  1. Te gjithe sahanlepirsit mbasi e sulmuan shba me gjuhe legenash tani I shkojne ne feste si qyrrsa,meta mona lulu vokshi,Griden e salianjin nuk e pashe salihu ishte fshehur gei bardhi e kishte gjetur motren,titi vasili po ushqehej me fara luledielli dhe prap po shante shba etj,etj

  2. Ta kishin fut te poza e fundit dhe K….. ruci ne mes. Do dilte me e kompletuar se bandilli i anetes i ka dy perfaqsueset e veta lektyra. Do ishte fotoja e vitit me arritjet e medha dhe suksesin absolut deri tani te vendosjes se socializmit. Me sa shoh globalizmi paska qene fasada e socializmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *