• |
ide | kryesore

Gerta Mahmutaj pranon ndërhyrjen kirurgjike, ‘Isha e vendosur’

Paparazzi, Slider



E ftuar ditën e sotme në emisionin “Trokit”, Gerta ka pranuar pa asnjë kompleks se ka bërë një ndërhyrje estetike në fytyrë, për të pasur hundën që gjithnjë dëshironte.

“Kam bërë hundën.Nuk e kisha fare me mëdyshje, e kam pasur gjithmonë të fiksuar në kokë që ishte një tipar që do ta ndryshoja. Se kur, se qysh, se tek- këtë nuk e dija, thjesht isha e vendosur që do ta bëja një ndërhyrje në hundë. Nuk kam pasur as devijacion, as gërhitje, merrja frymë shumë mirë, kam qenë shumë mirë, thjesht ishte çështje estetike. Ishte i vetmi tipar që kërkoja ta strukturoja dhe ta kisha në proporcion me pjesën tjetër të fytyrës.”

Por ç’mendim ka për të gjithë personazhet e tjerë që i mohojnë ndërhyrjet estetike?

“Do më vinte për të qeshur. Nuk i referohem çfarë dëgjoj, por te vetja ime për shembull do më vinte për të qeshur po të thoja nuk e kam bërë. Pse? Sepse është një gjë që duket. Mjafton të marrësh një foto apo një klip të viteve më parë. Nuk jam e kompleksuar të zhduk fotot apo videot.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *