• |
ide | kryesore

Hetimi ndaj Metës/ Klotilda Bushka zgjidhet sekretare e Komisionit Hetimor

Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e parë që zhvilloi ditën e sotme, Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, vendosi të caktojë si sekretare, deputeten e Partisë Socialiste Klotilda Bushkën (Ferhati). Ndërsa, në cilësinë e relatorëve janë përzgjedhur deputetët Alket Hysenaj dhe Halit Valteri.

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, deklaroi se deri në mbledhjen e ardhshme, dy bashkërelatorët duhet të përgatisin një projekt-rregullore dhe plan paraprak për punën e këtij komisioni.

11 deputetë nga mazhoranca dhe “opozita e re”, do të bëhen pjesë e komisionit hetimor që për tre muaj do të hetojë kushtetuetshmërinë e dekretit të kreut të shtetit për shfuqizimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Ngritja e komisionit hetimor u miratua me votat e 101 deputetëve, ndërkohë që 102 deputetë votuan pro raportit të Komisionit të Ligjeve, ku renditeshin shkeljet, sipas deputetëve, të presidentit Meta.

Komisioni Hetimor

Nga grupi i PS

Ulsi Manja – kryetar

Vasilika Hysi

Klotilda Ferhati

Bashkim Fino

Alket Hyseni

Kurse anëtarë zëvendësues nga PS:

Adnor Shameti

Spartak Braho

Nga grupi parlamentar demokrat:

Alban Zeneli – zv.kryetar

Halit Valteri – anëtar

Arlind Çarçani – anëtar zëvendësues

Nga grupi parlamentar i partive të djathta:

Adriatik Alimadhi – anëtar

Zef Shtjefni – anëtar zëvendësues

Nga deputetet jashtë grupeve parlamentare:

Krenar Rryçi – anëtar



5 Comments

  1. Edhe njehere vjershen qe postova 1 jave me pare:

    I shkon Daci ne shtepi
    dhe i thote te gjorit Mi:
    “Nje padi une ka me ty
    qe te shkojme ne gjyq te dy!

    Ec te them, kot kundershton,
    kete gjyq gje s’e ndalon.
    Jam i ngeshem sot s’kam pune
    porse prape nuk pres dot shume!”

    I thote Miu: “Mor zotni”
    po kjo pune s’ka bere vaki…
    Gjyq i tille kurrkund s’eshte pare,
    pa gjykates, pa anetare….”

    Ia kthen Daci me capoj:
    “Vete shkruaj, vete lexoj,
    vete pyes, vete gjykoj
    e me vdekje do te t’denoj!”

  2. me qenef se spiropali,ermonel felaj ,erionka velija,edvin qelb rama,balla etj esht dhe qenka KLOTILDA.klo ne gjermanishte i thon qenefit.

  3. Shikoni listen e komisionit , fillon me krye hadutin e votave dhe mbaron me debilin dhe grabitesin e pronave ne bregdet .Keta do hetojne presidenti ! O zot na ruaje nga keta maskarenje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *