• |
ide | kryesore

Intervista e parë për BBC, kryeministri grek: S’kam shkop magjik, por ju siguroj se do kemi rritje ekonomike

Lajme, Të fundit



Kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka dhënë intervistën e parë televizive për BBC. Përkundër premtimeve të fushatës, ai ka deklaruar se ai nuk ka “shkop magjik”, por ka një plan që lidhet me drejtësinë sociale.

 

Ai foli për ulje të taksave dhe rritje të pagës bazë.

“Do të sigurohem që paga bazë të rritet sa më shpejt. Kështu që ata që jetojnë me pagën bazë gëzojnë më shumë përfitime nga përmirësimi i kushteve ekonomike”, tha Mitsotakis për BBC, raproton Protothema.

Mitsotakis tha se qeveria e tij është gati që të sjellë Greqinë përsëri në rrugën e rritjes ekonomike.

“Ajo që dua të siguroj është se rritja ekonomike do të ndahet në mënyrë të drejtë. Për mua kjo është sfida më e madhe me të cilën do të përballemi”, u shpreh kryeministri i sapozgjedhur.



3 Comments

  1. Ti qenke “i djathte” i kulluar o Mico! Paskemi rrahur kot tastieren per ty. Rritje e pages baze, thote. Futi dhe nje taksim progresiv+ shendetesi falas dhe Merkelin do ta takosh, kur ta takoje ky palloshi jone, pra duke i zene rrugen per ne hale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *