• |
ide | kryesore

Ish deputeti i arrestuar, gjykata merr vendimin për Bardh Spahinë

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Në sallën e gyqit ka qenë prezente edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi bashkë me avokatët e ish-deputetit demokrat, Ivi Kaso dhe Ledio Nuraj.

Kujtojmë këtu se Spahia u arrestua pas sulmeve që disa militantë të opozitës kryen ndaj shkollës Shenjnaze Uka ,i cila shërbente si KZAZ për materialet zgjedhore të 30 qershorit.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Rendit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore”.



2 Comments

  1. Shume pak “akuza” qenkan, me teper duan qe ta njohi qenin te zotin, por kur neve na lujten themelet e pallatit dhe na u krisen muret e pllakat pse nuk reagoi njeri nga bashkia e ‘dashur’ e Tiranes, keshtu shtohen pluset e largimet nga vendi, Shqiperia gjithmone eshte drejtuar nga bashibozuke (e shkruaj ne turqisht) se eshte nje tog fjalesh ne shqip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *