• |
ide | kryesore

“Juventus prezenton De Ligt të shtunën”: një operacion prej 67 milionë euro

Sport



Heshtja e ditëve të fundit nuk duhet marrë si zbehje në tratativën Juventus-De Ligt. Në Hollandë janë të bindur se operacioni, me kosto 67 milionë euro në total, është i përfunduar e po përcaktohen vetëm detajet e fundit. Madje sipas medias hollandeze bardhezinjtë do ta prezantojnë mbrojtësin të shtunën, në mënyrë që kapiteni të mos niset për grumbullimin austriak të Ajax, duke e vënë në dispozicion të Maurizio Sarri për turneun aziatik të International Champions Cup që do të fillojë në 19 korrik.

Èshtë përsëri De Telegraaf që bën saktësimet, gjithnjë i mirë informuar mbi tratativën, jo rastësisht Mino Raiola, agjenti i De Ligt, kishte folur piëkrisht me të përditshmen hollandeze, duke zbuluar se lojtari kishte një akord me Juventus.

Akord që është gjetur në bazën e 67 milionë euro, përfshirë bonus. Oferta e parë bardhezi ishte 50 milionë euro, në linjë me premtimin e bërë nga Ajax ndaj De Ligt në verën e 2018, por më pas, edhe për të ruajtur raportet e mira me hollandezët, Agnelli e Paratici janë rritur me mbi 15 milionë nga cmimi i fiksuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *