• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktorja shqiptare

Paparazzi, Slider



Aktorja Valentina Caci ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur një tjetër aktor njohur nga Korça, Zamira Kita, nëpërmjet një publikimi në profilin personal të saj të Facebook. Në këtë postim, Zamira ka theksuar se kujtimi i saj dhe rolet e saj në filma do të jenë të paharruara përgjithmonë.

 “Lamtumire, e mira, e talentuara, e bukura, Valentina Caci! Rolet e shumta te realizuara prej saj, do te ngelen gjithmone ne kujtesen tone, bisedat dhe keshillat e saj, te paharruara! I perjetshem kujtimi!” – shkruan aktorja Zamira Kita në profilin e saj në rrjetet sociale, madje duke e shoqëruar postimin e saj edhe me dy fotografi emblematike mga rolet e Valentinës në filma.

Valentina Caci lindi në qytetit e Korçës më 2 mars të vitit 1936. Në lëvizjen artistike që shpërtheu që ne muajt e parë të paraçlirimit u aktivizua në grupet teatrale amatore, ku dhe u dallua si aktore amatore me perspektivë për skenën korçare.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *