• |
ide | kryesore

Ndryshimi i rregullores së Kuvendit/ Përcaktimi i kohës së diskutimit, Alimadhi: Ruçi diktator, Fino: Duhet disiplinë

Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e sotme në Komisionin Parlamentar të Ligjeve është diskutuar mbi propozimet për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, që kanë të bëjnë me përcaktimin e kohës së diskutimit.

Deputeti socialist Bashkim Fino ka propozuar që rregullorja duhet të detyrojë kreun e Kuvendit që të nisë seancën vetëm pasi të jenë mbledhur më së paku 71 deputetë. Fino ka propozuar gjithashtu që deputetët dhe ministrat të flasin vetëm për ligjet e veçanta dhe jo për çështje që nuk bëjnë pjesë në rendin e ditës.

Ndryshimi i parë që është shyqrtuar në mbledhje është përcaktimi i kohëzgjatjes, që saktëson se koha e diskutimit duhet të jetë 10 minuta. Ndërsa, ndryshimi tjetër është lidhur me rastet kur drejtuesi i seancës mund t’ua ndërpresë fjalën deputetëve, për çështje që janë jashtë rendit të ditës.

Për këtë pikë u shpreh kundër deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi, i cili theksoi se kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, sillet si “diktator”.

Pjesë nga diskutimet:

Hysi: Drejtuesi i seancës mund të nderpresë fjalën kur diskutuesi flet për çeshtje që nuk janë në rend dite.

Fino: Për ligje të veçanta duhet të flasim për to dhe jo për politikën e ditës. Duhet ta vëme këtë disiplinë. Shumë mirë që e bëmë 10 minuta.

Alimadhi: Nëse ju i hiqni të drejtat deputetit… Lëreni deputetin të shprehet lirshëm

Hyseni: S’mund të dilni dhe të flisni për një gjë që s’ka lidhje me ligjin, me rendin

Fino: Dëshirat e Alimadhit, përmblidhen te kjo që kemi parashikuar ne. Me këtë nen, kuorumi nis në orën 10. Dhe kur mbaron diskutimi në orën 5, fillojmë votimin dhe nuk marrim prapë prezencën. Nuk mund të bëjmë marrëveshje që të nisim Kuvendin me 15 deputetë se nuk u del gjumi. Duhet ta detyrojë rregullorja kreun e Kuvendit që të bëhen 71 deputetë pastaj të nisë Kuvendi.

Alimadhi: Duam kohë, duam të bëjmë debat. Në këtë rregullore kanë marrë pjësë ish-deputetë të Partisë Demokratike, tani jemi dhe ne këtu

Manja: Ka dy vjet që punohet kjo rregullore dhe ka dy muaj që u kam thënë deputetëve të rinj që jepni propozime. S’dua asnjë koment, pro, kundër

Hysi: Janë tre rekomandime, që lidhen me masat disiplinore. Masat disiplinore deri më sot i jep kreu i Kuvendit ose Byroja. Nuk ka pasur ankimim. Propozimi që është sjellë, synon që të bëjë klasifikimin e shkeljeve në të rënda dhe të lehta dhe mekanizim në dy shkallë dhe ankimimin

Hysi: Do ketë një proces të rregullt sa i përket ankesës. A do parashikojmë një nen, kur deputeti nuk deklaron konfliktin e interesit?

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



2 Comments

  1. Ata e dun parlamentin mihone, tu i fut i kave i fernet ene liri-demokraci, tina flet per rreglla,…Allabinbelaves!

    1. dash pacja ti e don parlamentin qenef negjmije ku vetem krymbat e rilindjes hani mut stallini e pini shurr milladini.ju pastaj si krymba qe jeni filloni e i hani shoket tuaj si Beqir ballukun,koqi xoxen,mehmetin etj deri sa dikush prap te ju hedh ne lan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *