• |
ide | kryesore

Nëna e 18-vjeçares së abuzuar nga i ati: Mbajeni vajzën, dua florinjtë!

Lajme, Të fundit



Trondit sërish nëna e vajzës së dhunuar me veprimet e saj. Telefonon në redaksinë e Fiks Fare duke kërkuar florinjtë e vajzës dhe duke kërcënuar stafin.

“Mbajeni vajzën, dua florinjtë” – kështu e nis bisedën nëna e 18 vjeçares së dhunuar seksualisht nga babai i saj për tre vite rresht.

Në redaksinë e Fiks Fare, kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisën vajzën pas denoncimit të saj në këtë emision. Ata kërkojnë vazhdimisht që vajza e tyre të kthejë unazën e fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë ditën e lidhjes së tyre.

Familjarët, pas gjithë kësaj historie incesti e braktisin duke mbështetur babain monstër.

Në të gjitha telefonatat dhe mesazhet, nëna dhe vëllai i vajzës 18 vjeçare nuk dënojnë veprimet e babait, por kërkojnë të vënë nderin në vend me anë të kërcënimeve kundrejt Fiks Fare dhe dukë bërë hasha viktimën e vetme, vajzën e abuzuar.

Ne vend që të falënderojnë gazetarët që shpëtuan vajzën dhe motrën e tyre nga babai kafshëror, tregohen burra zamani me mesazhe force. /TCH



8 Comments

  1. Sa gjynah. Sa keqardhje. Nene eshte kjo monster? Po vllezrit? Cfare nuk pret ng ky soj. Te gjithe jane per tu denuar. Ate vajze inshAllah e largojne nga shqipria. Keta jane per tu var . Dhimbje per ate femije. Shqiptare turp i madh. Felliqsi e madhe. Polic e gjyqtare po aq kriminele sa edhe prinderit dhe familjaret e asaj vajze.

  2. Ceshtja u duhet lene ne dore atyre qe kane tager to investigojne, se nuk eshte hera e pare dhe as nuk do te jete e fundit qe dikush shpif per gjera te tilla.

  3. Familje qe jane antare te partise se salihut,pjesmares ne protestat e pd rregullisht,keshtu ndodh kur ti perdhunon trute salihu,Arturo Ui I shqiperise

  4. Mos nxitoni o njerez te komentoni, e te jepni gjykimin tuaj, mos flisni me kaq siguri sikur keni qene aty kur e ka “perdhunu”. Nuk eshte hera e pare qe behen akuzime te tilla dhe me pas dalin qe jane te pa verteta.
    Te hetohet njehere ceshtja pastaj flisni sa te doni, se po me duket vetja si ne komunizem, ku te denonin ne emer te popullit pa gjygj. Ketu duht benuar edhe medjat qe publikojne raste te tilla duke i shkatarru jeten robve.

  5. O byroist I pd,une thashe kush eshte monstra,por me sa duket dhe ty ti paska perdhunuar trute salihu,gjynah ke humbur kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *