• |
ide | kryesore

OSBE shuplakë Ramës: AMA s’mund të jetë gjykatë për paketën antishpifje

Kryesore, Lajme



Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir (ne foton lart), sot publikoi një shqyrtim ligjor të Projektligjit për Shërbimet e Medias në Shqipëri, pas disa konsultimeve mbi procesin e hartimit me përfaqësuesit e Qeverisë në muajt e fundit. Duke u ndalur te paketa antishpifje e miratuar pak ditë më parë nga qeveria, OSBE vëren kompetencat e shtuara për AMA-n, duke theksuar se ky institucion nuk mund të vihet në rolin e Gjykatës, për të vënë gjoba dhe bllokuar artikuj në internet.

“AMA nuk mund të marrë kompetencat e gjyqësorit. AMA nuk mund të vendosë gjoba apo bllokime. Kjo masë duhet të zbatohet në raste shkeljesh të rënda. AMA nuk duhet të bllokojë përmbajtjet e publikuara. Pezullimi dhe bllokimi i botimeve në internet është masë ekstreme. Sikurse bllokimi i përkohshëm duhet të ushtrohet në raste të caktuara. AMA nuk duhet të vendosë gjoba për shkeljet e ligjit. Megjithatë, ka përmirësime të dukshme kundrejt versioneve të mëparshme. E nevojshme të respektohen standartet ndërkombëtare”, thuhet në analizën e Dr. Joan Barata Mir, një ekspert i pavarur për lirinë e medias. Ai nënvizon më tej përmirësime të dukshme krahasuar me versionet e mëparshme të cilat janë shqyrtuar dhe ndarë me autoritetet në janar dhe qershor të këtij viti.

Përfaqësuesi theksoi: “Është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend“.

“Zyra ime ka qenë e përfshirë në një proces të gjatë konsultimi gjatë hartimit të këtij legjislacioni“, tha Désir, “e vlerësoj bashkëpunimin konstruktiv me autoritetet që çuan në përmirësime të shumta”.

“Megjithatë, ende nevojiten përmirësime të mëtejshme të ligjit”, tha Përfaqësuesi, duke shprehur shpresën se kjo do të bëhet gjatë procesit parlamentar.

Raporti i plotë i OSBE



4 Comments

  1. o Rame, mos u bej diktatoruc se pastaj e ke ti radhen. do kesh fundin qe do ken keta te tjeret pas ca muajsh.

  2. Gerdalla po plak matuf ngelet, ik o Ram ziu ik se s ke per te gjet vrim miu more gerdall i dal boje hajdut gjepash nuk i le popullit taks dhe gjob pa e dhjet fishu ik rrac muti,

  3. Ky eshte kopja me letyre e komunistit. Me letyra ne mentalitetin prej nje injoranti dhe mediokri totalisht te deshtuar dhe te paafte menderisht. Do iki sigurisht sa te mbarojne korjet…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *