• |
ide | kryesore

PD ‘zbërthen’ planin e Ramës për të shkarkuar Metën: Telenovelë vere për të mbuluar vjedhjet

Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se Edi Rama ka luajtur telenovelë me presidentin Meta. Bardhi nënvizon se Rama luan telenovelë me shqiptarët për të shkarkuar Metën dhe të gjithë këtë e bën me qëllim që të fshehë vjedhjet e shumta që bën.

Postimi i Gazmend Bardhit:

Për të mbuluar vjedhjen e shqiptarëve, vjedhjen e votës, vjedhjen e taksave, vjedhjen e pasurive, Edi Rama ka nisur shfaqjen për herë te parë te telenovelës “Parlamenti i krimit kundër Presidentit”, ku vetë është regjisor, vetë skenarist, vetë producent, vete aktor.

Edi Rama e ka të qartë se telenovela me shkarkim presidenti është vetëm nje sajesë vere dhe abuzim me fondet publike. Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese për t’u garantuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur në një sistem demokratik dhe pluralist. Duke shfaqur telenovelën bajate, me aktorë kryesorë personazhet e dosjeve 184 dhe 339 të blerjes së zgjedhjeve me krimin, Edi Rama do që të mos flitet për krimet e tij ndaj shqiptarëve.

Do qe të mos flitet për tarifen e re për karburantin;

Do qe të mos flitet për koncesionin e ri 250 milionë euro të Milot Balldre;

Do që të mos flitet për mungesën nga korrupsioni të rreth 60 milionë eurove në 6 muaj nga doganat dhe tatimet;

Do që të mos flitet për borxhin e lartë publik, të fshehur tek PPP-të;

Do që të mos flitet për kapjen e drejtësisë;

Do që të mos flitet për lidhjet e tij direkte me krimin e organizuar;

Do që të mos flitet për dështimin e tij në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian; dhe, mbi të gjitha,

Do që të mos flitet për refuzimin plebishitar, që 85% e shqiptarëve i bënë regjimit të tij, për ndryshimin që duan shqiptarët. Me apo pa telenovelën e verës së Edi Ramës, shkelësit më të madh të Kushtetutës, sot një gjë është e qartë: Vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit i shërben njerëzve dhe interesit publik. Ndersa votimet moniste të 30 Qershorit, siç shprehet edhe OSBE/ODIHR, u mbajtën pa e marrë fare në konsideratë interesin e qytetareve.



7 Comments

  1. eh more dylber. ti mbase ke te drejt per ato qe rendit edhe pse eshte e veshtir te besosh njerez dhe parti qe kane rekorde genjeshtrash. por kur kamuflon genjeshtren ne mes ca te vertetash behesh totalisht i pabesueshem, si salhuri digjital. Rama duhet te kishte ren me koh, mjaftone skandali i tahirit, per te mos fol per tenderin e unazes apo check-up falas per te gjith. kaq do mjaftonin per ta larguar, por kur njerezit shofin se kush do ta zevendesoj, thjesht kuptojn qe po riciklojn te njejtin mut, ose me keq. shef aty ca surreter te urryer te tipit mona, dule, mediu, nardi, dashi, duka, idrizi e ca si puna e ketyre. Doni te ndryshoni shqiperin? fillojeni nga vetja, nga familja, nga partia e pastaj shteti e kombi. kan rradhe gjerat. nqs PD manipulon zgjedhjet brenda, nuk ka demokraci te brendshme se zerat kunder behen direkt armiq te popullit e te partis, asnjeri nuk u beson drejtimin e shtetit. As militantet nuk i besojn me PD e jo me populli. kur te zhduken surreter te vjeter, perfshi salhurin, nga politika, vec ateher do bie Rama dhe kollaj fare sepse kushdo qe te vij do jet me i paster e me i besushem se te gjith keta qe vazhdojn prej vitesh te mashtrojn e te punojn vetem per xhepat e tyre.

  2. Mos u merzit se do ia shohesh fundin ne vjeshte telenoveles se veres dhe mos harro se ne pergjithsi telenovelat zgjasin shume keshtuqe pas mr.presidentit do filloje pjesa e dyte e telenoveles se dimrit me plakun Mere dhe keshtu me radhe….

  3. ky bardhi esht i LGBT, ca lidhje ka me ne demokratet ky. ne jemi konseravtore, nuk na pelqen te qihemi ne byth si gaz bardhi. ndaj sot me gjith forcen e arsyes, parimet e familjes i bej thirrje kryedemokratit tone #LULHIQGAZINQETAKANGUL

  4. Po dhe ai e ka kuptuar qe nuk ka ngelur me gje per te thene per ato te zezat qe i ke rreshtuar, o Gazmor! Ai po pret nese do e terhiqni zvarre me respekt, apo do i rruani lehtesisht trapin.

  5. o Dylber autik, per cfare demokracie te brendeshme flet ti kur Kadriu jot i madherishem as nuk ben zgjedhje sa per sy e faqe. Nuk po them qe Basha eshte i kulluar por nuk mund te krahasohet me liderin tend suprem ne shume gjera. Pastaj ata qe ti rendit kane qene satelite sa te njeres pale dhe tjetres keshtu qe mos ja faturo vetem Bashes.Fajin per kete e ka dhe ligji qe nuk zbatohet nese partite nuk marrin perqindjen e duhur parlamentare. Keto parti duhet te deklarojne sa anetare kane, te ardhurat e te tjera por sic e thashe nuk i leverdis askujt te merret me ta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *