• |
ide | kryesore

PD: Zbulohet “marifeti” i PS në zgjedhjet e 30 qershorit

Lajme, Të fundit

Sekretari për Çështjet Zgjedhore i PD-së, Ivi Kaso ka zbuluar atrë që sipas tij është “farsa” e KQZ-së për të fshehur manipulimin e 30 qershorit. Një një komunikim publik, Kaso shkruan se në shembullin e marifetit që u përdor në rastin e Idajet Beqirit në Kolegjin Zgjedhor, KQZ ka vendosur që “nesër të në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s’ka pasur manipulime.”

“Nën shembullin e ndritur të “marifetit” me Idajet Beqirin, KQZ ka vendosur që nesër, në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s’ka patur manipulime. Qëllimi, jo fort i fshehur është që t’i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin. Ajo që e nxjerr bllof këtë skemë farsë “dorëzimi të kontrolluar” është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, thënë shkurt e me dy fjalë: Proces farsë për t’u hedhur hi syve njerëzve!” – shkruan Kaso.

7 Comments

  1. Boll me marifetet e njeri tjetrit se jeni bete te padurushem te gjithe. A keni ndermend te ndryshoni? Po njelloj. Mjaft eshte mjaft. 30 vjet po nje brime fyllit. Ore boll. Lexoni mire 30 qershorin. Eshte per te gjithe ju. Ne protest mund te jemi plot kjo nuk do te thote qe do votojn plot. Lexoni mire 30 qershorin.

  2. Vetem nje gje i ka ngel. Ti zbrasin kutite shpejt nga votat dhe t’ja cojne rames tek shtepia, se thuhet qe ka probleme me akomodimin e lekeve dhe te atyre gjerave tjera.
    Zgjedhjet e Rames, votuesit te Rames me hir a me pahir, komisioneret e Rames, numeruesit e Rames dhe kutite duhet t’i shkojne Rames. #Kutite ne Surrel

  3. Si I mori salihu ne 2009 o byroisti pd,historia perseritet,atehere e beri Arturo Ui sot e ben rama,me vone shohim e bejm,sa te vijne amerikonet e spak

  4. Ne kemi mesu si nastradini kur ishte rreze nje kodre
    Ju lut Zotit
    OZot me jep nji kale ta njis kete koder
    Skaloi shume kohe dhe shikon nji grup kaloresish qe po’ vinin drejte tij
    Ne krye nji oficer i cili sa afrohet e pyt nastradinin per nga e ke rrugen
    Ja do njis kete koder
    Mire tha oficeri merre kete mez ne kurriz dhe hajde pas nesh
    Nastradini me mezin ne kurriz
    Tu Ju mare fryma tha;
    O Zot a un sdita me ta Bo lutjen
    Apo ti SME degjove mire
    Un te kerkova nji kale per ti hip
    Eti mdhe nji kal per tma hip
    Ne sdijtem me ja bo lutjen Zotit
    Qe ne ’90.
    O Zot nxirri faret farene hisllit
    Qe Ka 75 vjet qe na sjell verdalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu