• |
ide | kryesore

Përgjimet e presidentit maqedonas me komikët rusë, Thaçi: Zaev më kërkoi falje, janë të gjitha thashetheme

Lajme, Planet



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar bisedën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me dy komikët rusë, të cilëve iu kishte folur për një plan të ndarjes së Kosovës, pasi ata ishin hequr si kreu i shtetit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Thaçi ka thënë se mbrëmjen e djeshme ka patur një telefonatë nga Zaev, i cili i ka rrëfyer se ato biseda janë bazuar në thashethemet ruse dhe se nuk ishin reale.

Unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike me Zaevin rreth 20 minuta, ai më ka thirrur për tu sqaruar me atë që ai ka biseduar me njerëzit që e kanë thirrur. Më ka thënë qartë se kjo ka qenë një rrethanë ku ka rëne pre e mashtrimit. Gjoja se 10 komunat që do ti jepen Serbisë janë të bazuara na thashetheme dhe dezinformata dhe në të dhënat e Gazetës Sputnik dhe thashethemet ruse. Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës dhe në të njejtën kohë. Ka potencuar se ato që ai ka folur me mashtruesit të cilët e kanë thirrur në telefon, se nuk ka asnjë fakt, asnjë evidencë, as informacion zyrtar për atë që ka deklaruar por të gjitha janë të bazuara në thashetheme.”- është shprehur Thaçi për gazetarët pas takimit të lamtumirës me shefen e EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou.

Më tej, Thaçi ka mohuar që përgjimi do të ndikojë në mëarrëdhëniet me fqinjët. “Raportet me Maqedoninë e Veriut kanë qenë dhe do të mbesin korrekte, Kosova do të vazhdojë ta fuqizojë perspektivën e saj euroatlantike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *