• |
ide | kryesore

“Plehrë e Gramoz Ruçit”, deputeti i opozitës së re përzihet me sharje nga lokali (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili iu bashkua Kuvendit nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike pas vendimit për djegien e mandateve, është përballur me një situatë të vështirë teksa është përzënë me sharje nga disa qytetarë nga ambientet e një lokali ku sapo kishte hyrë.

Sic duket edhe në videon e mëposhtme, Alimadhi përballet me reagimin e disa personave të pranishëm në lokal, të cilët i kanë kërkuar që të largohet. “Herën tjetër do ta mbushim me pula, jo me mish të pjekur”- dëgjohet të thotë një nga personat  i ulur në tryezë.

“Një gjë të kërkoj, vetëm në emër të popullit mos flisni”- i thote ai, ndërkohë që një tjetër ngjitur me të rrit tonet: “Jeni plehra, plehra”.

Më pas, po i njëjti që i kërkoi të largohet i drejtohet duke i thënë: “Kush merret me Gramoz Ruçi eshte plehre, plehre” janë fjalët që i adresohen Alimadhit.

Pas këtij incidenti, deputeti Alimadhi është larguar.

 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=gsSXYBXaWEk



5 Comments

  1. Hahahahaha
    Ja pasken bere me stil amerikan. Atje te bllokojne e te sjellin verdalle protestuesit neper restorante dhe te lene pa darke.
    Edhe keta klientet nuk kane faj, se te hash ne prani te ketij dhe shokeve te ketij, eshte si te hash afer kanalit te ujerave te zeza. Gjithsesi edhe nder i kane bere , se duket qe e ka te nevojshme ta shmang ndonje vakt.

  2. Epo te shajne Alimadhin si komunist kjo eshte seç eshte dhe kjo eshte e keqja e ketij vendi qe nuk ka nje parti te mirfillte te djathte por ka nje parti te ashtuquajtur demokratike e cila eshte e mbushur me mbetje komuniste dhe qe ne fillimet e saj ne vitet 90-te te udhehequr nga komunisti i niveleve te larta Berisha ne emer te gjoja demokracise iu leshuan vendit si barbare duke rrembyer e zaptuar çdo gje e kudo duke perfituar me te padrejte prona,poste dhe ofiqe dhe ironia eshte qe keto mbetje komuniste hiqen si antikomuniste te flakte,por duke perdorur te njejtat metoda komuniste,versulen mbi kedo qe ka mendim ndryshe nga ata,keqardhje per PDne qe eshte kthyer ne nje parti mix komunistofashiste…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *