• |
ide | kryesore

Projektligji për median online/ Soreca: Është shumë i rëndësishëm, presim që qeveria…

Lajme, Të fundit



Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe Komisioni Evropian, kanë shqyrtuar projektligjin për median online, të quajtur ndryshe “paketa antishpifje”, të hartuar dhe të miratuar nga qeveria shqiptare dhe po përgatisin komentet e tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili në një prononcim për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ka theksuar se “presim që qeveria të shqyrtojë komentet tona”. “Ne e dimë që Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj të medias. Si delegacioni i BE-së ashtu edhe Komisioni Europian kanë përgatitur opinionin e tyre në lidhje me këtë dhe kjo ka ndodhur në fakt në pranverën e këtij viti.”- tha Soreca për RTSH-në.

Ambasadori theksoi rëndësinë e projektligjit në fjalë, i cili pritet të kalojë në Kuvend në muajin shtator. “Ky është një projektligj shumë i rëndësishëm, ne po përgatisim komentet tona, të cilat do t’ia dorëzojmë qeverisë dhe jemi të sigurt që qeveria më pas do t’i marrë ato në shqyrtim me vëmendjen dhe kujdesin që ato meritojnë” nënvizoi Soreca.

 



8 Comments

    1. Sorr-eca te ka hyre thelle steka! nuk ke pare gje akoma kur te dalin pergjimet si e ke ngrene corben e prishur te Edvin Drogaxhiut!

  1. Normal qe qeveria do i marre ne konsiderate fjalet tuaja. Ju pjese e qeverise jeni, keni dale hapur. Ky tall edhe menderen kur thote “ia kemi bere verejtjet qeverise qe ne prill” dhe “ky eshte nje ligj i rendesishem” . I thoni qeverise suaj shoku Soreca qe per denimet nuk ka nevoje te mendohet shume, i ka gati tek neni 55 i Kodit te vjeter penal

  2. E pazzesco compagno Soreca! Lei e uno dei piu bravi ambasciatori venuti qui in Albania. Aspettiamo tutti che lei sorpassi la compagna Vllahutin e l’ambasciatore Lu. Dai che c’e la fai.

  3. O Sorr nuk e di ti qe monopoli eshte i ndaluar me ligj ne gjithe boten or rrac qir qe beni opozit brenda jush

  4. Nje sorr iken nje sorr vjen. Nje lu iken nje lulushe vjen. Te perzjen zorret njeri me shume se tjetri. Po ik or idjot se na i shpifet. Kush ju degjon me ju. Duhet tja u kishin mbyllur deren me kohe ju te gjitheve. Ju jeni nje problem i madh. Vampire po lekesh ama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *