• |
ide | kryesore

Shoqata e Gjyqtarëve padi ndaj qeverisë: Të rikthehen pasaportat diplomatike

Lajme, Të fundit



Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka paditur në Gjykatën Administrative, Këshillin e Ministrave për vendimin që u heq të drejtën për të mbajtur pasaportat diplomatike gjyqtarëve të Shkallës së Parë dhe të Apelit.

Kjo shoqatë ka autorizuar, Florian Kalanë, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Engert Pëllumbin, gjyqtar pranë Gjykatës së Fierit, për ndjekjen e çështjes kundër Këshillit të Ministrave. Në objektin e padisë së Shoqatës së Gjyqtarëve shkruhet ndër të tjera: “Të konstatohet cenimi i statusit të gjyqtarit nëpërmjet heqjes së pasaportës së shërbimit me VKM nr.389 datë 12.06.2019, ‘për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatikë dhe asaj të shërbimit’ si një e drejtë e fituar që ‘nuk mund të ulet’, në kundërshtim me nenin 22 të Ligjit nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”.

Në këtë kërkesë padi, kërkohet shpallja e paligjshmërisë së këtij vendimi qeverie, duke argumentuar se gjyqtarët si subjekte zyrtare, kanë të drejtë të pajisjen me pasaportë shërbimi.

 

 

Heqja e pasaportave diplomatike për disa kategori ishte një nga vendimet e para të marra nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Vendimi i ri u heq mundësinë për t’u pajisur me pasaporta shërbimi edhe drejtorëve të drejtorive në Presidencë, në Gjykatën Kushtetuese, në Prokurorinë e Përgjithshme, drejtorit të Përgjithshëm të ISSH, drejtorëve të departamenteve pranë qeverisë, drejtorit dhe nëndrejtorit të ATSH-së, nëndrejtorit të RTSH-së, drejtorëve të bankave, drejtorit të Arkivave, drejtorit të Doganave, drejtorëve të drejtorive në Kryeministri dhe ministri, drejtorit të Përgjithshëm të Rezervave të Shtetit, drejtorit të Përgjithshëm të Avokatit të Popullit, drejtorit të marrëdhënieve me jashtë në KQZ etj.



3 Comments

  1. O Cope Derr, militant Rilimdas??????

    1. A e di ti o Cope Derr. qe ne Europe dhe SHBA, Gjykatat Jane ne Qender te Qytetit.

    Kjo qe ti thone popullit, shikoje cdo dite. Ky eshte nje nga 3 Pushtetet.

    2. Ae do ti o Cope Derr, qe Gjykata Administrative eshe vendosur ne periferi, ne Laprake.

    O Cope Derr.

    Gjykatesi, kudo ne bote ka dinjitet, qe te ecin gjerat.
    Ketu Maskarai te ka mbushur mencken qe AI NUK ka frike nga
    Drejtesia.

    Ai, Koncesionari, tenderuesi Suprem.

    Po ky Udheheqesi Suprem. me MUT ta ka mbushur trurin, we o beson brrockullat e tij?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *