• |
ide | kryesore

Stuhia godet Korçën, thyerje pemësh e rrëshqitje dherash në rrugë

Arkiva, Lajme, Të fundit
rreshqitje_dheut-487x340.jpg



Pas Shëngjinit, Beratit, Sarandës, Velipojës, rrebeshet e shiut dhe stuhitë kanë përfshirë edhe Korçën, duke lënë pas një sërë pasojash, si ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Korçës e në bashkitë Devoll e Pustec dhe jo vetëm.

Në Moglicë janë rrëzuar 3 shtylla, ndërsa në disa akse të qarkut të Korçës ka pasur rënie pemësh dhe rrëshqitje dherash.

Problemet më të mëdha janë paraqitur në akset Ersekë-Leskovik, Qafë Plloçë-Libonik dhe në aksin kryesor në Zemblak. Fatmirësisht, stuhia e fuqishme nuk ka shkaktuar pasoja në njerëz.



1 Comment

  1. Tashti e ka radhen Surreli, Gjiri Lalzit dhe zona kryeministri, parlament, , prokurori gjykate .
    Ate qe se bejne dot shqiptaret dallkauke e mendjepaket ka per ta bere Perendia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *