• |
ide | kryesore

Taksa mbi karburantet/ Ish-deputeti nxjerr zbuluar ministren: Po mashtroni, ja ku është fakti

Lajme, Të fundit



Pasi ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj, hodhi poshtë zërat për rritjen e çmimit të karburantit, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar duke e quajtur këtë deklaratë një mashtrim.

Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, Shehaj ka publikuar një dokument me ligjin për taksën e re, që sipas tij vërteton të kundërtën e deklaratës së ministres Denaj.

Shehaj shkruan se qeveria mashtron qytetarët duke e mohuar këtë taksë të re, teksa shton se ligji i ri parashikon shprehimisht që burimi financiar i agjencisë mbi menaxhimin e rezervave të naftës do të jetë: “Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Agron Shehaj nxjerr ligjin për taksen e re mbi karburantin. Edi Rama po mashtron, njësoj si për taksën e Rrugës së Kombit. Taksë apo tarifë, shqiptarët do ta paguajnë më shtrenjtë karburantin.

Qeveria mashtron qytetarët duke mohuar taksën e re mbi naftën.

Ligji i ri parashikon shprehimisht që burimi financiar i agjencisë mbi menaxhimin e rezervave të naftës do të jetë: “Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë..”

dhe

“Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, vendos tarifat e përmendura në pikën 1.1..”

Rama bën lojra fjalësh. Edhe taksën prej 5 eurosh të Rrugës së Kombit e quajti tarifë por pak rëndësi ka si e quan.

E vërteta është që kemi të bëjmë me taksën e radhës për shërbime të panevojshme, që nuk ka për qëllim rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve por vetëm një mënyrë të re për të pasuruar veten dhe miqtë e tij oligarkë në kurriz të popullit me të varfër në Europë.

 



5 Comments

  1. qelbi rama ka per te ju ver taks edhe per dhjerje,qirje,shurrim etj,se mos i dhimbsen grekoserbovlleheve shqiptaret.ku i han palla ruqi,braqe,majko,milo,milena harito,dokle,nano,nazarko,bello,kumbaro,kristaq spiro kolekis ramasis,janatullos vasiliki etj.

  2. Anila Demaj,kujton se eshte akoma ne Fefad Bank,duke kaluar mbremjen dhe gjithe naten,ne”naten Latine”.Jo Ministre,por as sekretare te ministrit,kjo “skarrco ekonomiste”,nuk meriton te jete.Turp i qeverise dhe i kryetarit te saj,qe ben emerime te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *