• |
ide | kryesore

“Të mbrohemi e të shënojmë një gol”: Cuculi e ka të qartë si eleminohet Debrecen

Sport



Debrecen është pengesa e parë e Kukësit në Europa League, me të cilën Blutë do të sfidohen në Hungari në orën 19.00. Një ndeshje e vështirë, por jo e pakalueshme për skuadrën e Ernest Gjokës, që natyrisht do ti duhet të vuajë. Qendërmbrojtësi Ardian Cuculi, një prej pikave të forta të prapavijës kuksiane e di mirë se cfarë ndeshje e prêt, por kjo nuk i ka humbur aspak optimizmin shqiptaro-maqedonasit: “E gjithë skuadra do të vuajë presionin e hungarezëve – shpjegoi Cuculi – por mbrojtja është ajo që do të mbajë peshën e ndeshjes. Duke e patur të qartë kualitetin e Debrecen them se duhet të bëjmë shumë kujdes, por ne nuk shkojmë për shëtitje dhe do të mundohemi të marrim kualifikimin”.

Të mos pësosh është njëra anë e medaljes, por të shënosh në transfertë do të ishte gati një mission i kompletuar për kualifikimin. Ky është edhe objektivi i Kukësit përballë Debrecen: të mbrohet mirë e të mundohet të shënojë jashtë fushës për ta pasur më të thjeshtë në ndeshjen e kthimit.
“Duke patur parasysh kundërshtarin, duhet të mbrohemi mirë e të mos lëmë hapësira, por kjo nuk do të thotë të heqim dorë nga sulmi. Duhet të përpiqemi të shënojmë një gol sepse do ta kishim më të lehtë kur të luajmë në shtëpi në ndeshjen e kthimit”.

Cuculi do të formojë repartin me Teqja, Rrumbullakun e Kitanovskin, të vendosur përpara Frashërit. Në mesfushë Limaj, Musolli, Ethemi e Rama, do të asistohen edhe nga Rroca që do të bëjë lidhjen me sulmuesin e vetëm që do të jetë Shkurtaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *