• |
ide | kryesore

Video / Mrekullinë Laçit ia mohon Levi: 1-1 kundër Beer Sheva

Sport



Laçi ka marrë një pikë të vlefshme në shtëpi ndaj Hapoel Beer Sheva duke e lënë ende të hapur kualifikimin për në Europa League.

1-1 është mbyllur sfida e kurbinasve ndaj skuadrës izraelite, me gola të shënuar nga Kyrian Nwabueze dhe Gal Levi.

Sfida në stadiumin e Laçit ka nisur me gol për vendësit në minutën e 3′-të. Ishte amerikani me origjinë nigeriane, Nëabueze autori i golit të skuadrës së Starovës. Një rast shumë të mirë për të shënuar pati edhe Xhixha, që goditi nga mesi i fushës, por devijimi i portierit izraelit i mohoi atij golin e dytë për laçianët, që gjithsesi hynë në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Në pjesën e dytë, Hapoel ishte në kërkim të barazimit. Pas tri tentativave të rrezikshme radhazi, në minutën e 60′-të, izraelitët barazuan shifrat me anë të Gal Levi. Miqtë tentuan të dyfishonin në minutat e fundit të ndeshjes, por portieri Selmani mbajti Laçin në lojë për kualifikimin që do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Izrael.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *