• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni simulimin e pabesueshëm të Gabigol: si aktor do ishte për Oscar

Sport, Video



Gabigol kthehet në vëmendjen për një gjest aspak për tu marrë si shembull: i jashtëzakonshëm simulimi i brazilianit në ndeshjen kundër Atletico Paranaense. E të mendosh që Gabriel Barbosa po përjeton një sezon fantastic tek Flamengo. Sulmuesi në pronësi të Inter, që kur është kthyer në Brazil ka rigjetur konfidencën me golin.

Vetëm se këtë herë sulmuesi, më shumë se për golin e 1-1, bëri xhiron e botës për një simulim të jashtzakonshëm, për të cilën si actor do të ishte i denjë për cmimin Oscar. Gjatë ndeshjes në Arena da Baixada, portieri Santos në tentativën për të larguar rrezikun e përplasi topin në këmbën e majtë të Gabigol. Pak sekonda më vonë, në mënyrë të pakuptueshme, sulmuesi është rrëzuar përtokë, duke u ankuar për një goditje të parregullt të marrë.

Gabriel Barbosa, u duk ‘qartë në vuajtje’, duke tërhequr vëmendjen e arbitrit, që në fakt nuk u gënjye e i kërkoi të cohet e të vazhdonte lojën. Një skenë e pabesueshme e që natyrisht ekzaltoi ironinë në rrjetet sociale, ku shenjëstra është bërë lojtari.

https://www.youtube.com/watch?v=gSCJwJAxqwo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *