• |
ide | kryesore

Video/ Ventspils entuziazmohet nga shqiptarët: 3-0 Teutës, një hap larg eleminimit

F1, Sport, Video



5-0 me të cilën një vit më parë Ventspils mposhti Luftëtarin në Letoni, po në raundin e parë të Europa League, u duk sikur po përsëritej, për golin e shpejtë që në minutën e 5 të Sergiychuk e për 3-0 final me të cilin letonezët hedhin hapin drejt kualifikimit. Dëshira për të shkuar përpara, e durrsakëve, mbeti vetëm dëshirë sepse cdo gjë u duk në favor të Ventspils, që sic duket ekzaltohet përballë skuadrave shqiptare. Shkëmbi nuk ka mundur dot ti japë soliditet një skuadrë të ndryshuar, në krahasim me atë që mbylli sezonin e kaluar. Blerjet e Teutës nuk u futën praktikisht në lojë dhe me 3-0 edhe teknikut i lëkundet pankina.

Në minutën e 5′ Sergiychuk ka mposhtur Hidin, në mundësinë e parë të vërtetë të ndeshjes, duke kurorëzuar idenë për tia bërë Teutës ndeshjen në ngjitje që në fillim. Njësoj si një vit më parë, kur edhe kundër gjirokastritëve kryesonin 1-0 në minutat e para. Teuta u godit dhe e pati të vështirë të organizohet, por të paktën u kujdes të mos dilte me dëme të tjera nga momenti i euforisë vendase.

Por letonezët kishin superioritet dhe në minutën e 77′ Ulimbasevs bëri 2-0, duke i dhënë dëshpërim moral bregdetarëve, që tronditen, nuk arrijnë të ruajnë qetësinë dhe ndëshkohen ndoshta me golin vendimtar dy minuta nga fundit kur Tosin shënon edhe golin e tretë. Edhe pa të për Teutën do të kishte qenë e vështirë të përmbyste situatën në Niko Dovana, por tani me detyrimin e 3 golave për ta cuar në shtesë, shanset duken të vendosura, edhe pse jo matematikisht…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *