• |
ide | kryesore

Zarf me plumb në banesë, kërcënohet sërish ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini

Arkiva, Planet

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini është këecënuat sërish me jetë. Një zarf anonim me një plumb të kalibrit 22 mm ka mbërritur në adresën e ministrit, njëherësh zëvendës kryeministrit italian.

Zarf i dyshimtë u sekuestrua në shërbimin postal të komunës Sesto Fiorentino në provincën e Firences. Plumbi ishte i mbështjellë nga një letër alumini e zarfi është marrë për t”u analizuar nga policia.

Salvini tha: “Mbi 100 kërcënime me vdekje kam marrë që nga dita kur u bëra ministër.” 

Pak muaj më parë një tjetër zarf me fjalë kërcënuese ku deklaronin se ishin shqiptarë i është adresuar ministrit Salvini. Por deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi zbardhjen e autorëve të letrës kërcënuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu