• |
ide | kryesore

36 vjeç bën akoma diferencën: Inter takon menaxherët e Dani Alves…

Sport



Për krahun e djathtë Inter ëndërron Dani Alves. Një ide që po merr gjithnjë e më shumë kuota, me drejtuesit zikaltër që, ndërsa janë të impenjuar në frontet Lukaku, Dzeko e Barella, po studiojnë goditjen me parametër zero. Agjentët e brazilianit të krahut priten tashmë në Milano për një takim me Inter, edhe pse lojtarit, duhet thënë, nuk i mungojnë ofertat: kërkesa e stafit të Dani Alves është 7 milionë në vit.

Një lëvizje që pak javë më parë dukej plotësisht fantazi, por që pas performancës së brazilianit në Kupën e Amerikës është kthyer në prioritet: Inter ka ndërmend ti bëjë ofertën Dani Alves, që sapo ka fituar titullin e 40 në karrierë. Mbrojtësi Brazilian, ish-Juventus, është pa kontratë, pas largimit nga Psg e ka autorizuar agjentët të vëzhgojnë me kujdes ofertat, për të vendosur hapin e fundit të një karriere të lavdishme.

Sipas Goal.com, stafi i lojtarit ka bërë kërkesën e rëndësishme prej 7 milionë euro, pa përfshirë bonus, që duke parë konkurencën e luksit, duke nisur nga Manchester City i Guardiola, vështirë se mund të ulet. Në moshën 36 vjecare Dani Alves është akoma në gjendje të bëjë diferencën, ashtu si dëshmon cmimi i lojtarit më të mirë në turneun e fundit të Kupës së Amerikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *