• |
ide | kryesore

Abuzoi seksualisht me të bijën për tre vite, gjykata lë në burg babain monstër

Lajme, Të fundit



Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Shkëlqim Isufin, i cili akuzohet se ka përdhunuar në mënyrë sistematike për tre vite radhazi vajzën e tij.

Seanca në ngarkim të Isufit u zhvillua me dyer të mbyllura dhe nuk kishte të pranishëm asnjë nga familjarët.

Incest në familje, vajza u abuzua për tre vjet nga i ati

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të vajzës së tij në emision investigativ “Fiks Fare”.

Sipas saj, abuzimi kishte filluar që para tre vitesh kur ajo ishte vetëm 15 vjeç.

Madje ai edhe e dhunonte për të mos treguar.

Gjithçka kishte filluar në Gjermani ku ajo së bashku me familjen e saj kishin shkuar si azilantë. Ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe atje ishte njohur me një djalë, lidhja ishte marrë vesh edhe nga familjarët dhe një ditë i ati e kishte ftuar të dilnin të dy bashkë në shëtitje.

” Më çoi afër një liqeni, aty më tha ne do bëjmë të dy të njëjtat gjëra që ti ke bërë me atë djalin. Nëse do më kundërvihesh dhe do tregosh për çfarë do të ndodh këtu unë do të mbys në liqen” tregon 18 vjeçarja.

Ky ishte vetëm fillimi, pasi i ati nuk kishte ditur më të ndalej. Edhe pas kthimit në Shqipëri ai kishte vazhduar ta dhunonte fizikisht dhe seksualisht vajzën e tij.

Ajo kishte denoncuar në policie përmes një avokati që e kishte kontaktuar në facebook.

” Bëra denoncimin por sa shkoi denoncimi im atë u vu menjëherë në dijeni nga një polic shok i tij.Më thirrën edhe mua në polici dhe më bënë presion duke më thënë se nëse nuk e tërheq kallëzimin , ndoshta edhe nuk provohet abuzimi e në atë rast do përfundoja unë në burg” tregon 18 vjeçarja e cila ishte detyruar të tërhiqte kallëzimin.

Por familja e 18 vjeçares bën hapin tjetër ku katër muaj më parë e fejuan vajzën me mblesëri, për të mbyllur gojën e njerëzve dhe turpin që mund t’i kaplonte.

Vajza e abuzuar vendos që të ballafaqohen me të atin dhe të ëmën.

Fillimisht kjo e fundit nuk i beson por kur i vendos regjistrimet në celular, ndërhyn babai që kërkon që historia të mbyllet me aq dhe që nuk ka për të ndodhur më.

Të njëjtin qëndrim mban edhe e ëma duke u shprehur se ajo që ka ndodhur nuk do të ndodh më. Zgjidhje për gjithçka ajo mendon martesën e të bijës dhe largimin e saj nga shtëpia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *