• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan, përplasen tre makina, dy të plagosur

Lajme, Të fundit



Tre makina janë përfshirë në një aksident në Elbasan-Ish kombinatin Metalurgjik, ku kanë ngelur dy të plagosur. Në aksident është përfshirë një fuoristradë dhe dy autovetura, ndërsa dy personat sipas burimeve nga vendngjarja kanë marrë lëndime të lehta.

Pas aksidentit qarkullimi u bllokua dhe policisë iu deshën disa minuta për rregullimin e gjendjes dhe rikthimin e normalitetit . Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por policia po merret me zbardhjen e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *