• |
ide | kryesore

Angli, vrau gruan me thikë, arrestohet pas një muaji shqiptari

Lajme, Të fundit



Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nën akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij më 16 qershor të këtij viti. Mediat britanike raportojnë se 45-vjeçari Fatos Xheta u ndalua dy ditë më parë nën akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij, 35-vjeçares Safie Xheta, e cila u gjet në banesën e saj e pajetë më 17 qershor.

Pas hetimeve të para autoritete kanë ngritur dyshime se ka qenë pikërisht 45-vjeçari, ai që ka goditur me thikë 35-vjeçaren.

Këtë të premte ai ka dalë para trupës së Gjykatës së Oxford, ku me ndihmën e një përkthyesi ka pranuar se ai është 45-vjeçari Fatos Xheta, por nuk është shprehur rreth akuzës që rëndon ndaj tij.

Data e fillimit të gjyqit është caktuar për në 2 dhjetor, por ai do të dalë sërish para trupës gjyqësore më 29 gusht, ku do të lexohet aktakuza.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *