• |
ide | kryesore

Barcellona rrëmben Griezmann, klauzolë prej 800 milionë: Atletico lajmëron luftë…

Sport



Antoine Griezmann është një lojtar i Barcelonës. Avokati i lojtarit ka mbërritur në selinë e La Liga për të paguar klauzolën e zgjidhjes së kontratës me Atletico Madrid: 120 milionë euro. Sulmuesi francez, pasi është liruar nga akordi me Colchoneros, pas vizitave mjekësore do të firmosë kontratën me klubin katalanas. Akordi është për 5 vjet, deri në 2024, me klauzolën e zgjidhjes fiksuar në 800 milionë euro.

Për të katërtën herë që nga 1985, kur Liga aplikoi këtë mundësi, Barcellona ka paguar një klauzolë të zgjidhjes së kontratës për të mbyllur një tratativë merkato. Më parë, klubi katalanas e kishte përdorur këtë variant për të sjellë në Camp Nou Rivaldo, Keita e Lenglet. Barcellona do të grumbullohet nën udhëheqjen e Valverde të dielën e nuk përjashtohet që edhe Griezmann, të bashkohet me pjesën tjetër të grupit përpara se ti prezantohet shtypit. Sipas informacioneve, konferenca e shtypit duhet të fiksohet të dielën në orën 18.

Liga ka vlerësuar pagesën e klauzolës e 28 vjecari francez do të nënshkruajë një kontratë 5 vjecare, duke u bërë pjesë e tridhëmbëshit me Messi e Suarez. Barcellona tregohet më e kujdeshme se Atletico dhe aplikon për lojtarin klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 800 milionë euro.

PËRGJIGJIA E ATLETICO: “120 MILIONË NUK MJAFTOJNË”
Atletico Madrid premton betejë dhe e bën përmes një komunikate zyrtare në lidhje me zgjidhjen e kontratës së Antoine Griezmann e njoftimin për transferimin e Barcellona. Për Colchoneros, 120 milionë të paguara nga avokati i lojtarit, i mbështetur nga klubi katalanas, nuk mjaftojnë për të aktivizuar klauzolën që në korrik u ul nga 200 në 120 milionë.

“Atletico Madrid e konsideron shumën e depozituar të pamjaftueshme për të nisur klauzolën e zgjidhjes, duke qenë se akordi mes lojtarit e  Barcellona i takon përpara ditës kur kluzola kaloi nga 200 milionë në 120. Përvec kësaj, lajmërimi i Griezmann për lamtumirën nga Atletico (14 maj) është përpara ditës në të cilën klauzola u modifikua. Atletico konsideron se mbyllja e kontratës ka ndodhur përpara fundit të sezonit të kaluar për shkak të eventeve, akteve e  demostrimeve të bëra nga lojtari. Për këtë arsye klubi ka nisur procedimet në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *