• |
ide | kryesore

Basha me strukturat: Kriza nuk do mbyllet me pazar, me Ramën nuk ka zgjedhje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një takim me drejtues të sturkuturave dhe ish-deputetë gjatë ditës së sotme për të diskutuar mbi atë se çfare do të bëjë opozita në ditët në vijim, Lulzim Basha është shprehur se kriza nuk mbyllet me pazar mes PS dhe PD.

“Kjo krize nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime”, mësohet të ketë deklaruar Basha gjatë takimeve.

“Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtesi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur. 

30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonje pushteti ne keto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Eshte varreza politike e Edi Rames.

Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramen, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat.

Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashke me njerezit alternativën, që shumicen Rama ik, shumicen qe kerkon ndryshim ta kthejme ne nje mazhorance politike dhe qeverisese.” – shtoi ai.



1 Comment

  1. O lulu mos vazhdo ti mashtrosh shpellaret e tu,por behu burre tregoi te verteten,kerko falje per kete kohe te humbur nga ty dhe salihu,kerko falje per boshllikun qe militantet e pd po ndjejne tani pas 30 qershorit,rama vazhdon e tall karet me ty sot e mot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *