• |
ide | kryesore

Basha takon ish-kryeministrin e Kanadasë: Sundimi i ligjit, rruga e vetmë drejt BE-së

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper.

Në një postim në Twitter, Basha shprehu vlerësime dhe mirënjohje për Harper, ndërsa e cilësoi atë një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

“Nderi dhe privilegji im për të mirëpritur sot një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë, ish kryeministrit të Kanadasë dhe Presidentit të IDU stephenharper. Mirënjohës për mbështetjen e tij për demokracinë dhe sundimin e ligjit si një rrugë e vetme përpara për Shqipërinë në BE”,- shkruan Basha.

Lidhur me këtë takim reagoi edhe ish-kryeministri Harper, i cili u shpreh i kënaqur që ishte takuar me liderin demokrat, Lulzim Basha.

Harper bën me dije se pjesë e diskutimit ishte situata aktuale në Shqipëri.

“I kënaqur që takohva Kryetarin e Opozitës dhe Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Diskutim i mirë i situatës aktuale në Shqipëri dhe nevojës për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit. IDU shpreson në bashkëpunimin e vazhdueshëm me partinë tonë anëtare PD Shqipëri”, – shkruan Harper në Twitter.



4 Comments

  1. Hahahahahaha, e mbushet gazeten me nje lajm teper te rendesishem. Shpejt do te dali euriditi Neri me nje koment-analize teper interesante.

  2. Harper ka qene kryeminister I Kanadase per 2 mandate per partine konservatore. Per mua kryeministri me I mire qe ka pasur Kanadaja vitet e fundit. Njeri I zgjuar dhe shume serioz, koservator qe liberalet e urrejne.
    Nese do te negocioje krizen shqipetare do te jete dicka shume e mire per nje zgjidhje te balancuar, Ju siguroj qe nuk e lidh gje me Sorosin.

  3. Kaq sa po ma lyp or nejse, po te isha femer do te kisha cuar tek trimat e lleshit.
    Por meqe jam mashkull i sigurte nuk shqetesohem. Shpresoj qe edhe ti ta gjesh shume shpejt cfare je. Te keshilloj mos degjosh laliersat e Sorosit. Ul koken poshte, shiko cfare ke, dhe e ndan shume mire se cfare je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *