• |
ide | kryesore

Besi dhe Xhensila publikojnë për herë të parë portretin e vajzës në 1 vjetorin e saj

Paparazzi, Slider



Më 12 korrik të vitit që lamë pas,  Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë. Xhensila solli në jetë vogëlushen Ajka, portretin e së cilës deri ditën e sotme e kishin mbajtur të fshehtë nga sytë e publikut.

Mirëpo, duke qenë se Ajka mbush sot plot 1 vit jetë, Xhensila dhe Besi vendosën të na e shuajnë të gjithëve kuriozitetin për pamjen e vogëlushes së tyre.

Ishte Besi ai i pari që hapi zemrën publikisht për të voglën e tij dhe e uroi me fjalët më të ndjera bashëngjitur një fotoje me Ajkën, ndërsa tashmë na ka emocionuar edhe urimi i Xhensilës.

 

View this post on Instagram

 

Per nektarin e jetes time, bija ime, mbreme e kisha te pamundur te flija, e mezi prisja te hapje syte e embel. E ndjej akoma aromen dhe faqet e ngrohta te tuat kur te sollen tek une. Ma ngrohen shpirtin si askush me par ne jete, ndjesia hyjnore. Ditelindja jote, dita me e bukur e e jetes time. Lutja ime, me ty njoha edhe me shume Zotin, kuptova se sa shume dashuri dhe dhembshuri ndjen ai per ne. Ti solle lutjen, Lutem per ty sa hap syt, e gjumi me ze duke falenderuar Zotin per mrekulline qe na solli ne jeten . Nuk te dhuruam ne jeten, ti na dhe boten. Ne te dyja kemi qendruar 24 ore bashk, kemi qeshur, kemi kercyer, kemi qar te dyja kur ti ke ber vaksinat, kur te dhimbte barku, e tani qe po te dalin kicat(dhembet), kemi eksploruar boten bashk perreth, nuk po meson ti nga une, une po mesoj nga ty, po e shoh boten vetem nga syt e tu, dhe e di sa shume ngjyra, pasterti, gezim, po shohin syt e mi tani? Na presin dhe shume vite per te mesuar nga njera tjetra, shoqja, motra, bija ime. Ne ja dolem zonjush Ajka, te perjetojm me te bukrin vit me plot sfida, e mesime. Ti ke fuqine, ti me ndyshove mua dhe jeten time pergjithome. Mos e harro kurr, kurr mos ndjej frik, kur ti te kalosh permes ujrave mami do jet me ty. Ne fillim une dhe babi kishim njeri-tjetrin, tani kemi gjithcka. Ajka endrra jone e ber realitet.

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

 

View this post on Instagram

 

O Ajka e jetes, urime ditelindjen tende te pare. Une nuk do te te shkruaj shum gjate sepse mami yt ka 3 dit qe po shkruan urimin per ty edhe akoma nuk e ka mbaruar . Cti bejm qaramanes? Egziston nje force aq e madhe terheqjeje ne bote qe quhet ‘DASHURI’. U rritsh me dashuri edhe dhenç vetem dashuri. Lutu gjithmone qe te kesh sy qe shohin me te miren tek te tjeret. Te kesh zemer qe fal me te keqen, nje mendje qe e harron te keqen. Dhe nje shpirt qe nuk e humbet kurre besimin e Zotit. Ne po te mesojme si te ecesh vete, si ben qeni apo macja, te thuash “Besi” edhe “Xhensila” (kete mezi e shqiptojne edhe te rriturit ne fakt ). Por sa po mesojme edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje. Ta dish qe te dua aq shum sa kam mesuar cdo kenge femijesh permendesh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark” Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *