• |
ide | kryesore

“Cebolinha” çmend De Laurentiis: Gremio “i mbyll gojën” zbulimit të Kupës së Amerikës…

Sport



Protagonisti i papritur në Kupën e Amerikës, Everton “Cebolinha”, pas përfaqësimeve të jashtëzakonshme të turneut kontinental, është kthyer në radhët e Gremio, por ka shfaqur dëshirën të largohet nga skuadra e Porto Alegre. Një situatë që rrezikon të gjenerojë tension brenda skuadrës. Tekniku Renato Portaluppi, sipas asaj që bëhet e ditur, i ka vendosur heshtje shtypi, që lojtari është detyruar ta pranojë. Por kjo nuk do të thotë se i ka ndryshuar mendjen për transferimin.

Gremio, mes të tjerash, është në një pozicion të fortë. Ka parë ti rritet vlera në mënyrë të frikshme djaloshit e nuk ka as nevojë të shesë. Kushtet i vendos klubi, që, në këtë këndvështrim, ka fiksuar edhe cmimin. Presidenti, Romildo Bolzan, nuk i lë vend keqkuptimeve: “Për më pak se 40 milionë euro nuk ulem as të flas”. Mbi lojtarin ka kohë që vëzhgon Atletico Madrid, por Napoli duket gati të barazojë ofertën e 35 milionë plus 10 të tjera bonus.

45 milionë euro nuk janë pak, por ka një motiv. Shoqëria braziliane ka gati detyrimin të nxjerrë sa më shumë para të mundshme, sepse lojtari është në një farë “multipronësie”. Gremio do të përfitojë vetëm 50% të shifrës nga një shitje e mundshme. 30% e kartonit i përket agjentit Gilmar Veloz. 10% i takon Fortaleza, ndërsa 10% i mbetur një sipërmarrësi kafèje, Celso Rigo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *