• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh tek Real Madrid: Zidane largohet nga grumbullimi në Kanada

Sport



Me një komunikatë zyrtare në profilet e tyre në rrjetet sociale, Real Madrid lajmëron se tekniku, Zinedine Zidane, është larguar nga grumbullimi i blancos në Kanada (në Montreal) për “motive personale”. Një njoftim i thjeshtë, pak fjalë që rrisin shqetësimin e dyshimet në lidhje me motivet reale që kanë detyruar teknikun francez të kthehet në shtëpi. “Tekniku ynë, Zinedine Zidane, do të mungojë – lexohet në komunikatën e Real – në fushën e stërvitjes për përgatitjet në Montreal për motive personale. Deri në kthimin e tij, seancat e stërvitjes do të udhëhiqen nga zëvendëstrajneri, David Bettoni”.

Për momentin klubi spanjoll nuk ka dhënë sqarime të tjera zyrtare, por sipas ndërtimit të parë të fakteve, nga zërat që qarkullojnë në Spanjë, duket se francezi mund të kthehet të drejtojë merengues në Kanada në harkun e pak ditëve, me shumë mundësi përpara ndeshjes inauguruese të sezonit për ICC kundër Bayern Munchen në program në mbrëmjen mes të shtunës 20 e të dielës 21 korrik në Houston (Texas).




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *