• |
ide | kryesore

De Ligt nuk niset në grumbullim me Ajax: tek Juventus për 70 milionë

Sport



Matthijs de Ligt nuk niset në grumbullim me Ajax. Një tjetër e dhënë që shtyn mbrojtësin hollandez drejt Juventus. Madje transferimi i kapitenit të Heshtarëve në Torino është punë e kryer sipas medias hollandeze, edhe pse bardhezinjtë, sipas informacioneve, kanë ndërtuar një ofertë tjetër për tia prezantuar Ajax, në mënyrë që të marrin lojtarin sa më shpejtë e për ta vënë në dispozicion të Maurizio Sarri.

Të gjithë elementët që bindin se tratativa është në mbyllje, në mos e kryer dhe po punohet për detajët e fundit. Në Hollandë vijnë konfirmimet e para. De Telegraaf, e përditshmja hollandeze gjithnjë në brendësi të taratativës për 19 vjecarin e Ajax, e konsideron punë të kryer: “U bë, De Ligt shkon tek Juventus për 70 milionë euro”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *