• |
ide | kryesore

Dom Gjergji: 30 qershori, pika më e lartë e një absurdi shoqëror

Lajme, Të fundit

Kleriku i njohur katolik, Dom Gjergj Meta, Ipeshkv i Dioqezës së Rrëshenit, shkruan se 30 qershori, dita kur u zhvilluan zgjedhjet për pushtetin vendor, është pika më e lartë e një absurdi shoqëror.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjergj Meta shkruan, se kjo është e paprecedentë në historinë e demokracisë dhe se gjykata thjesht po legalizojnë këtë absurd.

“A po shkon Shqipëria drejt një autokracie? Këtë nuk e di, ndoshta po ndoshta jo. Por me siguri, pas 30 qershorit, jemi në pikën më të lartë të një absurdi shoqëror, paprecedent në historinë e demokracisë. Gjykatat thjesht po legalizojnë këtë absurd”, thekson kleriku i njohur katolik në reagimin e tij.

2 Comments

  1. Dom je i respektuar!
    Rilindasit kane nevoje per prespektive fetare, jo politike, ne kete pike
    Sic ju thoshte Roberto Benigni ju prifterinjve: Jeni te detyruar te na flisni per parajsen. Kur behet fjale per rilindasit, jeni te detyruar te flisni per ferrin. Flisni per ferrin! Rralle flasin per ferrin ne kete vend te sketerrshem, qe drejtohet nga djajte e krimit

  2. Une besoj se feja eshte fuqi morale. Uroj qe dhe kleriket Mysliman e Ortodoks nen shembullin e Dom Gjergjit nga Rrushkulli i Durresit te jene aktiv me moralin e tyre ne pafuqishmerine morale te ketij populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu