• |
ide | kryesore

Fiorentina i mbyll portat Juventus: “Chiesa qendron me ne”

Sport



“Chiesa qendron në Firence, pa diskutim. Pikë. Mezi pres ta takoj në Shtetet e Bashkuara të amerikës”. Joe Barone, krahu i djathtë i Rocco Commisso, konfirmon në një intervistë për Gazzetta dello Sport linjën e shoqërisë: sulmuesi nuk lëviz nga Fiorentina. Pavarësisht presionit të Juventus e një akordi të lajmëruar verbal mes lojtarit e bardhezinjve, Fiorentina është treguar e vendosur, duke i mbyllur derën në fytyrë kampionëve të Italisë, për të shmangur një rast të dytë Bernardeschi.

Pronarët amerikanë nuk duan të privohen nga Chiesa e sipas Corriere dello Sport, 21vjecari (kontrata në skadencë në 2022) do të qendrojë edhe një vit në Artemio Franchi, pavarësisht se ka një akord të shkruar me bardhezinjtë, përpara ndryshimit të presidencës së Fiorentinës, mbi bazën e një pagesë 4,5-5 milionë euro në sezon. Lojtari e ka bërë zgjedhjen e tij, por vështirë se Fiorentina do ti plotësojë dëshirën. Vendimtar takimi në amerikë (ku skuadra e Montella do të marrë pjesë në International Champions Cup), ku Commisso do të ngrejë bllokadën e tij.

Pronari i Viola ka synim të forcojë organikën për ti dhënë mundësinë Chiesa të shprehet në maksimum sezonin e ardhshëm, që të con në Europian e do tia komunikojë sulmuesit. Ndoshta mund të mos mjaftojë për ta bindur: rreziku i një ‘telenovele merkato’, është po aq evident.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *