• |
ide | kryesore

FOTO/ Kaos në Francë: festimet e algjerianëve i marrin jetën një gruaje në Montpellier

Sport



Fitorja e Algjerisë në cerekfinalet e Kupës së Afrikës, me penallti kundër Bregut të Fildishtë, ka shpërthyer entuziazmin e tifozëve. Festimet e çmendura kanë mbërritur deri në Francë, me mijëra tifozë algjerianë që kanë pushtuar Champs Elysées rreth orës 21, duke krijuar një kaos të paparë në kryeqytet. Gjendja ka qenë edhe më problematike në Montpellier, ku janë regjistruar edhe përplasje me forcat e rendit, ndërsa janë thyer vitrinat e shume butikëve. Episodi më fatkeq ka qenë kur një tifoz me makinë, në euforinë e triumfit, ka përplasur një familje, duke I marrë jetën një gruaje.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *