• |
ide | kryesore

Gjykata e Apelit jep vendimin për 6 të arrestuarit për djegien e KZAZ-së në Shkodër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit Shkodër dha masën detyrim paraqitje për 6 të arrestuarit të cilët morën pjesë në protestën, ku u dogj KZAZ-ja e vendosur në një shkollë.

Gjykata vendosi sot me masën “detyrim paraqitje”, Adil Garucin, Orlando Thepin, Gentian Bytyçin, Aleks Ndoj dhe Alfred Nikolli. 

Ndërkohë që është lënë pa masë sigurie, Çesk Toma, pasi ndalimi i tij është konsideruar si i paligjshëm.

Një ditë më parë, Gjykata e Shkodrës, liroi dhe ish-deputetin e PD-së, Bardh Spahia, i cili ishte lënë në arrest shtëpie, por dje iu caktua masa detyrim paraqitje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *