• |
ide | kryesore

Gjysma e shqiptarëve që shkojnë në spital paguajnë ryshfet

Lajme, Të fundit

Gjysma e shqiptarëve që përfundojnë në spitalet apo qendrat shëndetësore të vendit paguajnë ryshfet për të marrë shërbimin shëndetësore. Përfundimi ka ardhur nga barometri i Ballkanit, një vrojtim i kryer nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.

Sipas vrojtimit, gjatë vitit të kaluar 50 për qind e shqiptarëve që u paraqitën në spitale apo qendrat ku ofrohet shërbim shëndetësor, paguan para nën dorë për tu kuruar. Kjo shifër është gati 5 herë më e lartë se sa ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas barometrit, në vendet fqinje pjesa e qytetarëve që raporton se ka dhënë ryshfete për tu kuruar varion nga 10 për qind që është në Bosnje deri në 12 për qind, në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Por shëndetësia nuk është i vetmi shërbim publik,, për të cilin qytetarët detyrohen të paguajnë para nën dorë për ta përfituar. Edhe në sistemin arsimor, ndodh e njëjta gjë, ndonëse me një intensitet më të ulët.

Sipas barometrit, vitin e kaluar 13 për qind e qytetarëve shqiptarë kanë paguar ryshfete në shkolla apo institucionet e tjera të sistemit arsimor, në një kohë që në vendet e rajonit kjo shifër varion nga 2 deri në 6 për qind.

Vrojtimi i barometrit të Ballkanit tregon se Shqipëria është vendi më nivelin më të lartë të korrupsionit, thuajse në të gjitha fushat dhe institucioneve publike, përfshirë ato që janë në varësi direkte të qeverisë./tch

5 Comments

  1. Nuk quhet rryshfet kur paguan për diçka që të takon, por zhvatje, kjo për fat të keq vazhdon prej gati 30 vjetësh.

  2. Qeka mire ,kam kujtu se te gjithe paguajne,gjysma nuk eshte keq.Para 10 vjeteve te linin te vdisje po nuk paguaje,bereqavers sa bte fitpoje Basha me siguri qe edhe gjysa tjeter nuk do te paguaje.Do votoj per Bashen.

  3. Vaj me det shendetsi falas ore rrum pall ka qene dhe eshte .ketu ne pogradec kan filluar ne urgjenca thone mos bej llafe se te vura te paguash 5000 lekshin se urgjenca eshte vetem kur te perplas makina dhe pensionisteve ua thone dhe po tju ngasi kolla ne specialisti se ata te urgjences kan pune te tjera

  4. barometri i leshit ,po ku ngelet njeri pa paguar ne spitalet qe ka vetem aspirina te tom doshit.po mjeket nuk te hedhin syte po nuk u nxore parate ne fillim.ilacet do ti bleshe te gjitha vete se shendetsia e rilkurvave nuk ka asgje ose i ka te skaduara .po e njejta gje eshte edhe neper shkolla .barometri i ballkanit i ka marre keto te dhena nga banda e rames.

  5. Me vjedhje e plackitje s’behet shteti.
    Por edhe ne u befte, nuk i ka hije…
    Shqiperia eshte bere haleja e botes, vendi me i dhjere ne planet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu