• |
ide | kryesore

Kapen 102 kg marijuanë në Igumenicë, pranga shoferit grek dhe pasagjerit shqiptar

Lajme, Të fundit

Plot 102 kg lëndë narkotike e llojit “marijuanë” janë kapur në kufirin greko-shqiptar. Sasia e konsiderueshme e drogës gjendej në një automjet në Rajo, Igumenicë, ndërsa mjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër dhe po tentonte të hynte në brendësi të tokës greke.


Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjetën dhe sekuestruan 99 pako me 102 kg 590 gram marijuanë.


Policia ka vënë në pranga shoferin e shtetësisë greke, 40 vjeç dhe pasagjerin e shtetësisë shqiptare, 36-vjec, që iu gjetën në trup edhe 0.2 gram kokainë.

Mësohet se 36-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në Greqi dhe ndaj tij kishte ishte dhënë masë ndalimi hyrjeje në territorin grek.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.