• |
ide | kryesore

Ngritja e SPAK/ KLP merr në pyetje prokurorët e dosjeve “Tahiri”, “339” dhe “184”

Lajme, Të fundit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të përmbyllë sot procesin e intervistimit të kandidatëve që garojnë për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Gjatë ditës së sotme, KLP pritet të zhvillojë intervista me katër kandidatët e fundit, prokurorët e renditur përbri sipas rendit kronologjik: Ndini Tavani, Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Maksim Sota.

Prokurori Tavani për një sërë dosjesh të rëndësishme. Po ashtu, Mara dhe Prençi, kanë hetuar dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe dy dosjet, 339 dhe 184, të përgjimeve të publikuara nga tabloidi gjerman “Bild”.

Mësohet se javën e ardhshme do të bëhet pikëzimi i të gjithë kandidatëve. Kriteret kryesore që ata duhet të plotësojnë për të qenë pjesë e SPAK janë: të kenë kaluar procesin e vetting-ut, si dhe të kenë marrë pikë të mjaftueshme në procesin e pikëzimit, që lidhet me dosjet që prokurorët kanë hetuar dhe me kontributin e tyre në sistemin e drejtësisë.

Aktualisht, vetëm dy kandidatë e kanë kaluar vetting-un. Në momentin që do jenë pesë emra prokurorësh të konfirmuar, KLP do të urdhërojë ngritjen e SPAK-ut.

 

1 Comment

  1. LE TA KALOJNE EDHE KETO KURVAT . 2 ME SHUME E 2 ME PAK NUK KA RENDESI NE NJE BATALION KURVASH . ROPT JU DHE VETINGUT TE KURVAVE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu