• |
ide | kryesore

Organizonte lojra fati në lokal, procedohet 43-vjeçari në Tiranë

Lajme



Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin me iniciale F.Z., 43 vjeç, për ushtrim të paligjshëm të lojrave të fatit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin nën administrimin e të ndaluarit në rrugën “Don Nikoll Marku” , u gjetën dhe u sekuestruan 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje për shpërndarje interneti që shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të kundraligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin  e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara” Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje interneti.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të  Komisariatit të Policisë Nr 4, filloi  procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin:

– F. Z., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin nën administrimin e shtetasit F. Z në rrugën “Don Nikoll Marku”,  u gjetën 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje për shpërndarje interneti që shërbenin për të ushtruar veprimtarinë e lojrave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrolle kundër aktivitetit  të paligjshëm të lojrave të fatit,do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës,me qëllim parandalimin,evidentimin dhe ndëshkimin e ktij aktiviteti të kundraligjshëm. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të këtillë të kundraligjshme.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *