• |
ide | kryesore

Pas kuintave/ Si xhirohen skenat me seks në Hollywood

Stil



Ju mendoni se realizohen vërtet apo jo?

Hollywood-i na ka ofruar me qindra skena erotike, ku kemi parë aktorë të kategorisë A dhe të tjerë më pak të rëndësishëm të përballen me situata të tilla.

Por, në mbarim të ditës, pavarësisht milionave dhe çdo faktori tjetër lehtësues, edhe yjet e ekranit mbeten njerëz. Nicole Kidman (foto me ish bashkeshortin Tom Kruiz) ka rrëfyer se sa problem e ka patur gjithmonë xhirimin e skenave të tilla, ashtu sikurse duhet theksuar se nuk ka qenë e vetmja me deklarata të tilla, shkruan bordo.al. Dhe vërtetë, sa e sikletshme mund të jetë zhveshja dhe imitimi i aktit seksual në syrin e kamerës?

Nga ana tjetër, tashmë nuk është më një sekret që Hollywood-i ka gjetur disa zgjidhje, në mënyrë që secili nga aktorët të ndihet në limitet e komfortit. Edhe pse ende mbetet një eksperiencë e zorshme, më poshtë ju prezantojmë metodat, që tashmë përdoren në sheshet e xhirimit për krijimin e një atmosfere të përshtatshme:

1. Koreografët ndihmojnë shpesh në krijimin dhe mësimin e lëvizjeve të vështira.

2. Organet gjenitale mbulohen me materiale të përgatitura apostafat, e të përshtatura me ngjyrën e lëkurës.

3. Ka gjithmonë figurantë në gatishmëri, sidomos nëse xhirimet duhet të zgjasin për orë të tëra.

4. Grimierët sigurohen që çdo milimetër i sipërfaqjes së lëkurës të mbulohet me makeup.

5. Sapo regjisori jep komandën “stop”, shumë pranë aktorëve qendrojnë në gatishmëri asistentët e kostumografisë me robdeshamber në duar, për të mbuluar trupat e artistëve.

6. Qimet pubike shpesh janë fallco.

7. Djersa (e supozuar nga aktiviteti i shumtë) është e aplikuar artficialisht.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *