• |
ide | kryesore

Putin telefonon Zelenskiy-n, në fokus të bisedës Krimeja dhe lirimi i marinarëve

Planet



Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar ditën e djeshme telefonatën e tij të parë me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Bazuar në informacionet e bëra të ditura nga zyra e shtypit e presidencës ruse, diskutimet mes dy liderëve u përqendruan në konfliktin në Ukrainën lindore.

Zëdhënësi i Putin, Dimitri Peskov, tha se homologët gjithashtu biseduan për lirimin e të burgosurve ukrainas, si edhe ranë dakord që ekspertë nga të dy vendet do të punonin në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Peskov shtoi se pjesë e tryezës së bisedimeve ishte edhe diskutimi mbi mundësinë e “kontakteve të vazhdueshme në formatin Normandisë”, i përbërë nga një përfaqësues i lartë diplomatik i katër vendeve (Gjermania, Rusia, Ukraina dhe Franca) për t’i dhënë fund luftës në lindje të Ukrainës.

Putin dhe Zelenskiy u takuan për herë të parë në vitin 2014, në kuadër të 70-vjetorit të uljes së aleatëve në Normandi, por bisedimet bilaterale janë bllokuar që nga viti 2016. Zyra e shtypit e presidencës ukrainase zbuloi se Zelenskiy tha i kërkoi Rusisë të lirojë marinarët e marinës ukrainase, të cilën Rusia e kapi së bashku me ekuipazhet e tyre në një incident në nëntor të 2018 në Detin e Zi.

Zelenskiy, një komedian që gëzon popullaritet të madh kryesisht në grupmoshën e të rinjve, fitoi 73 % të votave në balotazhin e prillit kundër ish-presidentit, Petro Poroshenko.

Më herët, Zelenskiy sugjeroi që ai dhe Putin të takohen në Minsk të Bjellorusisë për të diskutuar konfliktin në lindjen e Ukrainës dhe aneksimin e Krimesë nga Rusia  në vitin 2014. Ai shtoi se do të donte që udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë t’u bashkohen me bisedimet.

I pyetur për propozimin e Zelenskiy-t, Putin shprehu për gazetarët gatishmërinë për bisedime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *