• |
ide | kryesore

Rekordmeni i golave me kokë në Premier League i jep lamtumirën futbollit: “Më dha gjithçka”

Sport



Një gjatosh 2,01 metra, cuditërisht gati më i fortë me këmbë se me kokë. Ky ishte Peter Crouch, që në moshën 38 vjecare e pas 21 vjetësh si profesionist ka njoftuar përmes Daily Mail se është koha të tërhiqet. “Futbolli më ka dhënë gjithcka”, ka shkruar sulmuesi i lindur në Macclesfield.

Nuk ka qenë një jashtëtokësor, Crouch. Gjatësia e bënte të limituar në lëvizje, por në realitet ishte i pajisur me një teknikë fine. 11 fanellat e veshura në Premier League. I rritur tek Tottenham, sulmuesi ka luajtur për QPR, Portsmouth, Aston Villa, Norwich City, Southampton, Liverpool, Tottenham, Stoke City e Burnley. Ka shënuar 108 gola në 468 ndeshje në Premier, 53 nga të cilat me kokë (rekord), por kishte avantazhin e fizikut në topat e lartë që e ndihmonin jo pak.

Nuk kishte vazhdimësi, nuk ishte një makineri golash, por ishte i aftë të realizonte disa gola vërtetë shumë të bukur (në vecanti rovjeshata fituese kundër Galatasaray). Ka fituar me Liverpool një FA Cup e një Community Shield e ka humbur një finale Champions League kundër Milan. Shumë më produktiv me Kombëtaren e Tre Luanëve: 22 gola në 42 ndeshje. I famshëm për kërcimin “robot dance”, festimi i Crouch pas një goli të shënuar.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *